Kosova
Vetëvendosje ndryshon statutin, Kurti do ta mbajë postin e tanishëm
Të dielën e fundit të vitit 2019, Lëvizja Vetëvendosje mblodhi Këshillin e Përgjithshëm të partisë
Lëvizja Vetëvendosje ka ndryshuar statutin e partisë. Para se të marrë postin e Kryeministrit, Kurti siguron edhe postin e kryetari të partisë.
Të dielën e fundit të vitit 2019, Lëvizja Vetëvendosje mblodhi Këshillin e Përgjithshëm të partisë. Brenda kësaj mbledhje për orë të tëra janë zhvilluar edhe punime, që kishin të bënin me plotësim-ndryshimin e disa pikave të Statutit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Fokusi ishte tek pika 73.3 e statutit, që parashihet që kryetari i partisë nuk mund të mbajë dy pozita.
“Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE zgjidhet kryeministër, jep dorëheqje nga pozicioni i Kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!”
Ndërkohë, siç merr vesh T7 nga burimet e saj brenda Këshillit të Përgjithshëm, të gjithë njëzëri janë pajtuar që kjo pikë të ndryshohet dhe rrjedhimisht Albin Kurti edhe nëse bëhet kryeministër, do të vazhdojë të jetë kryetar i partisë.
E ky vendim i KP të LVV-së po shihet si jodemokratik për një parti që ka promovuar demokracinë e saj të brendshme.
Madje, sipas Bekim Kabashit, ky vendim i ri i VV-së këtë parti nuk e dallon asgjë nga partitë e tjera në Kosovë.
T7 ka kërkuar përgjigje zyrtare nga VV për ndryshimet eventuale brenda statutit, por nga kjo parti kanë parapëlqyer të mos flasin për këtë çështje.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës Albinfo.ch e ka shpallur Personalitet të Vitit 2025 në fushën e politikës. Në këtë intervistë, Musa... -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën
Jeta në Zvicër
-
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 Projektbuxheti për vitin 2026 tani parashikon të ardhura totale prej afërsisht 90.4 miliardë frangash zvicerane... -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Vendimi i Gjykatës Federale: Të zhvendosesh jashtë shtetit me një fëmijë nuk është rrëmbim -
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara -
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar











