Kosova
Leyen: Plan për riarmatim, ta vendosim Evropën në pozicion që të mund të vetëmbrohet
Samiti i liderëve të BE-së
Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen paralajmëroi se Evropa po përballet me një “rrezik të qartë dhe të pranishëm”, përcjell albinfo.ch.
Von der Leyen foli në hyrje të takimit të Partisë Popullore Evropiane (EPP) në të cilën ajo është anëtare, përpara mbajtjes së Samitit të jashtëzakonshëm të liderëve të BE-së.
Ajo theksoi se janë mbledhur për një samit të jashtëzakonshëm që do të fillojë në orët në vijim. “Jemi në një kohë të jashtëzakonshme ku shohim se Evropa po përballet me një rrezik të qartë dhe të pranishëm. Ne duhet ta vendosim Evropën në një pozicion ku ajo të mund të vetëmbrohet dhe të mbrojë”, tha Von der Leyen.
Presidentja e KE-së potencoi rëndësinë e vendosjes së Ukrainës në një pozicion për të mbrojtur veten dhe për të siguruar paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Ajo njoftoi në këtë drejtim do t’u prezantojë liderëve një plan të ri të quajtur “ReArm” i cili synon të riarmatosë rajonin duke rritur shpenzimet e mbrojtjes të Evropës.
Pasi bëri të ditur se plani i ri kap vlerën prej 800 miliardë euro, Von der Leyen tha: “Ai u siguron vendeve anëtare më shumë mjete financiare për shpenzime ushtarake dhe ofron mundësinë për furnizime të përbashkëta në nivel evropian. Një aspekt shumë i rëndësishëm është se ky plan mund të sjellë përfitime edhe për Ukrainën, pasi falë tij, vendet anëtare mund të investojnë në industrinë e mbrojtjes së Ukrainës ose të furnizojnë kapacitete ushtarake dhe t’ia dorëzojnë ato Ukrainës.”
Udhëheqësit e BE-së janë mbledhur në Bruksel dhe do të diskutojnë mbështetjen për Ukrainën dhe mënyrat për të rritur shpenzimet për mbrojtjen e Evropës.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot













