Kosova
Liberalizimi i vizave, nesër temë në agjendën e BE-së
Tashmë është rikonfirmuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.
Tema e liberalizmit të vizave për Kosovën do të jetë temë diskutimi në takimin e së enjtes në Këshillin e Ministrave të Bashkimit Evropian. Lajmi është konfirmuar, sot nga Zyra e Qeverisë së Çekisë.
“Mund të ju konfirmojmë se Qeveria e Çekisë, e cila kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian ka vendosur për diskutim në rend dite, çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën në takimin e Grupit punues, që mbahet sot (12 tetor) dhe nesër më 13 tetor. Tema e liberalizmit të vizave për Kosovën, do të diskutohet nesër, më 13 tetor”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë së Çekisë, dërguar sot Radio Kosovës, përcjell Albinfo.ch.
Diskutimit nesër për temën e liberalizmit të vizave për Kosovën, i ka paraprirë sot publikimi i Raportit të Progresit për Kosovën i Komisionit Evropian, ku vetë Komisionari për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, gjatë prezantimit të Pakos së Zgjerimit, ka ritheksuar dhe rikonfirmuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











