Kosova
Liberalizimi i vizave për Kosovën është afër, konfirmon diplomati italian
Ambasadori i Italisë në Prishtinë, Antonello De Riu, është shprehur optimist se nën presidencën çeke të Bashkimit Evropian do të jepet hapi i parë për liberalizimin e vizave për Kosovën.
De Riu ka rikthesuar mbështetjen e Italisë për liberalizimin e vizave dhe për dialogun me Serbinë, transmeton albinfo.ch.
“Qëndrimi i Italisë për liberalizimin e vizave është i qartë që nga fillimi. Italia përkrah liberalizimin e vizave, edhe ngase Kosova ka mbetur i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që i nënshtrohet kësaj disipline. Qytetarët kosovarë e njohin edhe natyrën e procedurave brenda BE-së, por sigurisht e dinë se Italia do të vazhdojë të mbështesë qëndrimin e Kosovës me partnerët evropianë. Shpresojmë se me presidencën çeke do të mund të jepet një hap i parë i rëndësishëm për të nisur këtë proces, fatkeqësisht deri më tani të bllokuar”, u shpreh ai në një intervistë për KSP.
Lidhur me bashkëpunimin Itali-Kosovë, ambasadori De Riu u shpreh se duhet të thellohet më tej.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar














