E-Diaspora
Librat shqip edhe në Australi
Pandeli Majko e cilësoi modelin e integrimit në Australi si një shembull për t’u ndjekur
Librat shqip do të mbërrijnë deri në Australinë e largët, ku sipas statistikave jetojnë rreth 14 000 shqiptarë.
Kjo çështje ishte në fokus të takimeve që zhvilloi ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko me zyrtarë të lartë ne Ministrinë e Jashtme australiane dhe Departamentin e Arsimit dhe Trajnimeve në Canberra.
Në vizitën e parë të një zyrtari të lartë pranë komunitetit shqiptar në Australi, ministri Majko i shprehu mirënjohjen autoriteteve vendase për standardet e larta në trajtimin e emigrantëve, duke thënë se integrimi dhe ruajtja e identitetit nuk janë në konflikt me njëri-tjetrin, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.
Duke përshëndetur përfshirjen e gjuhës shqipe në sistemin shkollor në vendet ku përqendrohen me së shumti shqiptarët, të tilla si Melburn, Majko i kërkoi drejtorit për Evropën dhe Azinë në Departamentin e Arsimit, Craig Johnson, bashkëpunim në projektin e shpërndarjes së librave shqip në Australi dhe atë të mundësimit të librave online.
“Në Australi gjuha është shumë e rëndësishme dhe ne jemi fokusuar në ruajtjen e gjuhëve të komuniteteve që jetojnë këtu prej 25 vitesh. E kuptoj rëndësinë e projektit për t’u ofruar fëmijëve qasje ndaj materialeve të caktuara që lidhen me trashëgiminë dhe gjuhën e origjinës, kështu do të vlerësojmë mënyrën më të mirë për t’iu ndihmuar”, u shpreh Johnson.
Ai vlerësoi planet për publikimin e librave online, pasi siç tha, në këtë mënyrë mund të arrihej më lehtësisht brezi i ri. Zyrtarët e lartë australianë informuan Ministrin se në shtetin e Viktorias, ku jetojnë një numër i konsiderueshëm shqiptarësh, një grup i caktuar merret me identifikimin e mësuesve dhe pjesëtarëve të interesuar të komunitetit, duke organizuar më pas kurse të gjuhës shqipe.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën













