Lajme
Liderët evropianë dënojnë sulmin në Pragë
Pas vrasjes së 14 personave dhe plagosjes së dhjetëra të tjerëve në një sulm të armatosur në kryeqytetin e Çekisë, Pragë, reaguan përfaqësuesit e Bashkimit Evropian (BE) dhe liderët evropianë, përcjell albinfo.ch.
Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, shprehu “ngushëllimet e saj më të thella”.
“Unë shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet e viktimave dhe për popullin çek në tërësi. Ne qëndrojmë dhe bashkëndiejmë me ju”, shkroi ajo në X.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, shkroi në X: “Jemi mjaft të shqetësuar kur mësuam se Universiteti Charles në Pragë ishte objektivi i të shtënave vdekjeprurëse. Shpreh solidaritetin tim me viktimat, të lënduarit dhe të afërmit e tyre, si dhe me popullin dhe autoritetet çeke”.
“Mendimet tona janë me familjet dhe miqtë e viktimave dhe ngushëllimet tona shkojnë për miqtë tanë çekë”, shkroi kancelari gjerman Olaf Scholz.
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, shprehu “ngushëllimet më të thella” për familjet e viktimave. “Përsërisim dënimin tonë më të fortë për të gjitha format e dhunës, fanatizmit dhe terrorizmit”, shkroi ajo në X.
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, tha: “Në emër të popullit grek, unë shpreh ngushëllimet tona më të thella për familjet dhe të dashurit e viktimave, kurse të plagosurve u urojmë shërim të shpejtë”.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shprehu ngushëllimet për “të shtënat masive të tmerrshme” dhe tha se Kosova qëndron në solidaritet me banorët e Pragës dhe miqtë dhe aleatët çekë.
– Sulmi i armatosur në Pragë
Të paktën 15 persona u vranë dhe 24 të tjerë u plagosën të enjten nga të shtënat në një universitet në kryeqytetin e Republikës Çeke, Pragë.
Shefi i policisë, Martin Vondrasek, tha se personi i armatosur ishte një student 24-vjeçar në Fakultetin e Arteve në Universitetin Charles. Sulmuesi jetonte në një fshat, 21 kilometra nga Praga, kurse babai i tij u gjet i vdekur të enjten, tha Vondrasek.
Duke cituar gjetjet fillestare, shefi i policisë tha se i dyshuari ishte frymëzuar nga incidente të ngjashme që kanë ndodhur jashtë vendit dhe ai nuk ishte i lidhur me ndonjë organizatë terroriste. “Trupi i pajetë i sulmuesit u gjet në Fakultetin e Arteve të universitetit”, tha Vondrasek, duke shtuar se ai kreu vetëvrasje pas shkëmbimit të zjarrit me policinë.
Sipas policisë, nuk ka të dhëna se vrasësi ka pasur bashkëpunëtorë, duke shtuar se mes viktimave është një shtetas i huaj.
Presidenti çek, Petr Pavel, shprehu tronditjen për të shtënat dhe shprehu ngushëllime për familjet e viktimave. “Dëshiroj të shpreh keqardhjen time të thellë dhe ngushëllimet e sinqerta për familjet dhe të afërmit e viktimave nga të shtënat. Dua të falënderoj qytetarët për respektimin e udhëzimeve të forcave të sigurisë dhe bashkëpunimin maksimal”, shkroi ai në X.
Gjatë konferencës për media me ministrin e Brendshëm, Vit Rakusa dhe policinë, zyrtarët thanë se policia dyshonte për një lidhje midis sulmuesit dhe vdekjes së dy personave javën e kaluar në pyllin Klanovicky pranë Pragës.
Zyrtarët thanë se vrasësi nuk ka histori kriminale dhe ai i zgjodhi viktimat e tij rastësisht. Rakusa tha se një numër i madh armësh u gjetën në ndërtesën e universitetit.
Në videot që po qarkullojnë në rrjetet sociale dëgjohen të shtëna armësh dhe shihet prani e madhe e policisë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?











