Kosova
Liderët kosovarë urojnë SHBA-në për përvjetorin e pavarësisë
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 248 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, duke thënë se SHBA-ja i ka vendosur themelet e forta të lirisë, demokracisë, që shërbejnë si vlera përparimtare të popujve, përcjell albinfo.ch.
Në reagimin e tij në Facebook, Sveçla është shprehur të enjten se këto vlera duhet të triumfojnë “përballë agresioneve e rreziqeve me të cilat po përballet bota e njerëzimi”.
“Festojmë sot si aleatë të përhershëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shprehur mirënjohjen jo vetëm për përkrahjen e vazhdueshme, por edhe shembullin që vazhdojnë të japin tash e 248 vjet. Në këtë datë të shënuar, urojmë popullin amerikan dhe institucionet e ShBA-së, miqtë e partnerët e Republikës sonë! Urime 4 Korrikun!”, ka shkruar ai.
SHBA-në e ka uruar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ajo ka thënë se populli kosovar feston krahas populli amerikan.
“Aleancë që vazhdon t’i mbijetojë kohës dhe sfidave! Sot, populli i Kosovës feston krahas popullit amerikan. Sot, kujtojmë vlerat e idealet mbi të cilat janë ndërtuar Shtetet e Bashkuara dhe aleanca jonë e fuqishme! Aleatëve tanë amerikanë: Gëzuar 4 Korriku!”, është shprehur Osmani në Facebook.
Urime për SHBA-në e ka shprehur edhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Ai ka thënë se SHBA-ja është sinonim i kombit të madh që angazhohet për një botë më paqësore dhe më të sigurt.
“Edhe për Kosovën SHBA-të kanë qenë, janë dhe do mbesin aleat i përhershëm strategjik, pa mbështetjen e të cilëve vendi ynë do ta kishte të pamundur lirinë, krijimin dhe konsolidimin e shtetit. Aleanca me ShBA-të është e përmbledhur qartë në postulatin e atit themeltar të Republikës, Presidentit Historik Rugova: “Kosova shtet i pavarur e sovran, i integruar në NATO e BE, dhe me miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Vizioni politik i yni është i qartë; duhet ta ndjekim orientimin natyral politik drejt vlerave perëndimore e integrimin në strukturat euro-atlantike”, thuhet në mesazhin e LDK-së në Facebook.
“Urime Dita e Pavarësisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar në Facebook kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026












