Shqipëria
Liderët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut urojnë Festën e Flamurit!
Ali Ahmeti, Menduh Thaçi, Ziadin Sela ishin disa nga liderët që uruan 28 Nëntorin
Në 112-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka uruar shqiptarët që, siç tha, përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Ahmeti tha se kjo ditë përkujton që përpjekjet për liri, barazi, pavarësi, flamur, gjuhë janë të përditshme dhe angazhimet nuk duhet t’i ndalim asnjëherë.
“Të dashur vëllezër e motra bashkatdhetarë,
Ju uroj nga zemra Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë. Ky përvjetor i 112-të i ditëve më të shenjta të kombit tonë shqiptar na përkujton që përpjekjet për liri, barazi, pavarësi, flamur, gjuhë janë të përditshme dhe angazhimet tona nuk duhet t’i ndalim asnjëherë, për arsye se liria nuk është një destinacion, por një rrugëtim i përhershëm dhe i pandalshëm. Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve”, tha Ahmeti, transmeton albinfo.ch.
E lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, tha se sot të gjithë festojmë me të njëjtën ndjenjë krenarie pavarësisht se të ndarë në shumë shtete e të shpërndarë në tërë globin.
“Edhe pse të ndarë në shumë shtete, e të shpërndarë në mbarë globin, sot të gjithë festojmë me të njëjtën ndjenjë krenarie e atdhedashurie. Sot shënojmë një nga datat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, kur nga momentet më sfiduese për popullin kanë lindur ngjarjet më të mëdha që ngritën kombin. Të festojmë, të mburremi e të punojmë për të përmbushur amanetin e të parëve dhe për të ndërtuar të ardhmen tonë e të fëmijë tanë”, u shpreh Sela!
Ndërkohë, i pari i PDSH-së, Menduh Thaçi, uroi që fryma e kësaj dite të frymëzojë harmoni dhe sukses për popullin shqiptar dhe, siç tha, kjo ditë shënon moment historik.
“Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, nderojmë me krenari forcën, qëndresën dhe unitetin e popullit shqiptar. Kjo ditë shënon një moment historik, duke reflektuar sakrificat dhe vendosmërinë që formësuan një Shqipëri të lirë dhe të pavarur. Uroj që fryma e kësaj dite të frymëzojë harmoni dhe sukses për popullin shqiptar anembanë. Në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, Ju uroj Ditën e Pavarësisë!”, ka shkruar Menduh Thaçi.
Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë e ka uruar edhe kryetari i PDE-së, Arjanit Hoxha, që shkurt tha: “Një komb, një gjuhë, një flamur! Urime 28 Nëntori”.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë San Bernardino, Alpet Zvicerane po synojnë skiatorët italianë dhe dashamirësit e borës duke lançuar një shërbim... -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve











