Kosova
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër kujton Jetmir Morinën
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër ka ngushëlluar familjen e Jetmir Morinës pas vdekjes së tij. “Në këto momente dhimbjeje e pikëllimi, bashkëndjemjë dhimbjen tuaj dhe shprehim ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.
Jetmiri është kujtuar nga kolegët e tij si i zellshëm e human. “Shembulli i humanitetit dhe qytetarisë që ai dha deri në momentin e fundit të jetës së tij do të jetojë gjithmonë. Duke sakrifikuar jetën e tij në shërbim të të tjerëve. Dr. Jetmiri u shndërrua në hero të vërtetë dhe si i tillë do të kujtohet përherë. Ai lartësoi deri në piedestal jo vetëm misionin fisnik të mjekut por edhe shpirtin solidar vetmohues që e shquan kombin tonë”, u shprehën Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër, përcjellë albinfo.ch.
Dr. Jetmir Morinën e kanë kujtuar edhe shokët e gjeneratës me të cilët ka kryer studimet për stomatologji. “Të shkruash për mikun e humbur qenka shumë e vështirë. Të gjitha shoqëritë kanë liderin e tyre shpirtëror, Jetmiri ishte guida jonë shpirtërore dhe profesionale. Ai ishte i begatuar me edukatë dhe ndërgjegje të lartë morale. Pasioni i tij për shkencat mjekësore lindi si dëshire për dashurinë ndaj njerëzimit”, thuhet në shkrimin e shokëve, përcjellë albinfo.ch.
Dy ditë më parë, më 12 prill 2023 ka humbur jetën në autostradë, afër qytetit Winterthur Jetmir Morina, 30 vjeçar. Ai është goditur nga një makinë derisa po përpiqej të ndihmonte personat që kishin pësuar në një aksident tjetër, që sapo kishte ndodhur.
Jetmir Morina, është shqiptar nga Topanica e Kamenicës, stomatolog me profesion. I ndjeri kishte rreth gjashtë vite që jetonte në Zvicër dhe ishte baba i tri vajzave të vogla, përcjellë albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada Orteku fatal në Kanada merr jetën e tre shtetasve zviceranë... -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran













