Lajme
Ligjëvënësit pritet të shkurtojnë pushimet
Ligjvënësit e Kosovës janë duke treguar gatishmëri që t’i shkurtojnë pushimet e verës, me synim të përmbushjes së obligimeve që kanë dalë nga Raporti i progresit i vitit 2010 dhe nga Dialogu i Procesit të Stabilizim – Asociimit, shkruan e përditshmja Koha Ditore.
Shefat e grupeve parlamentare tashmë janë pajtuar në parim, që pushimi rreth gjashtëjavësh i tyre të përgjysmohet në tri javë.
Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, ka bërë të ditur se orientimisht pritet që deputetët të pushojnë nga 1 deri më 20 gusht.
Por, fjalën e fundit për pushimin e tyre ai ka thënë se do ta japë Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e radhës që do ta mbajë me shefat e grupeve parlamentare.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












