Lajme
Ligji anti- mafi, ende largë miratimit
Qeveria e Kosovës ende nuk e ka hartur ligjin anti-mafi, nëpërmjet të cilit do të krijoheshin mekanizma për konfiskimin e pasurisë për të gjithë ata zyrtarë që janë bërë milionerë paligjshmë.
Vonesat për hartimin e këtij ligji thuhet se po prolongohen qëllimisht nga frika se disa zyrtarë qeveritarë, por edhe komunalë, mund të ndëshkohen nga zbatimi i këtij ligji, shkruan Zëri.Edhe pse kryeministri Hashim Thaçi vitin e kaluar pati proklamuar nismën për nxjerrjen e një ligji të tillë, kjo ka mbetur në suazat e deklaratave.
Kosova, ndërkaq, ka mbetur i vetmi vend në rajon që vazhdon të përballet me një problem parësor për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, për shkak të mungesës se një ligji themelor që do t’i obligonte autoritetet ta konfiskojnë pasurinë e fituar në “të zezë”.
Derisa zyrtarët qeveritarë thonë se janë duke e hartuar ligjin anti-mafi, i cili sipas tyre shumë shpejt do t’i procedohet Kuvendit për aprovim, megjithatë deputetët e taborit opozitar, por edhe shoqëria civile, thonë se për shkak të mungesës së vullnetit politik nga Qeveria e Kosovës po zvarritet nxjerrja e një ligji aq të rëndësishëm për Kosovën.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











