Tematike
“Ligji i rishikuar për azilin, i padrejtë”
Sipas këtij studimi, heqja e të drejtës për kërkim të azilit në përfaqësitë diplomatike të Zvicrës i shtyn njerëzit që të kalojnë kufijtë ilegalisht
Ndryshimet në Ligjin e Azilit, për të cilat do të votohet më 9 qershor përkeqësojnë pozitën e personave të rrezikuar, konstatohet në një studim te realizuar nga Universiteti i Neuchatel-it. Sipas këtij studimi, heqja e të drejtës për kërkim të azilit në përfaqësitë diplomatike të Zvicrës i shtyn njerëzit që të kalojnë kufijtë ilegalisht. Kjo “thellon edhe më shumë një padrejtësi që tashmë është bërë”, mendojnë autorët e studimit. Personat që kalojnë kufijtë ilegalisht do të jenë të shpërblyerit ndërsa ata që kanë më shumë nevojë për mbrojtje dhe nuk munden t`i kalojnë pengesat e panumërta, do të dënohen.
Një masë tjetër ndëshkuese sipas autorëve të studimit është planifikimi i ngritjes së qendrave për azilkërkuesit problematikë. Ato janë të vështira për tu ngritur dhe ka paqartësi në lidhje me kriteret dhe personat që do të strehohen në to. Për autorët e studimit paraqitet problematike edhe çështja se sa të mbyllura do të jenë këto qendra, që do të duhej të hapeshin larg vendbanimeve.
Në një rast të tillë ato de facto paraqesin një formë të mbikëqyrjes, gjë që përbën shkelje të lirisë së lëvizjes që garantohet nga kushtetuta e Zvicrës dhe Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut.
Më 9 qershor populli do të votojë për ose kundër ligjit të rishikuar të azilit, i cili, për shkak të urgjencës, në fakt është tashmë në fuqi. Ndërkohë organizata të ndryshme të majta dhe të Gjelbrit e Rinj kanë nisur përpjekjet për një referendum me të cilin do ta kontestonin ligjin në fjalë.
E-Diaspora
-
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane Nga përballja me sfida të rënda personale dhe shëndetësore e lindi libri i saj, “Shërimi përmes... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave














