Lajme
Ligjvënësit e Kosovës nderojnë Boletinin
Ligjvënësit kosovarë e vlerësuan lart rolin e Isa Boletinit, si politikan dhe gjeneral ushtarak në krijimin e shtetit shqiptar
Një ditë para se të rivarroset në Boletin, heroi kombëtar Isa Boletini është nderuar nga deputetet e Kuvendit të Kosovës, të cilët i bën homazhe arkivolit me eshtrat e tij. Ligjvënësit kosovarë e vlerësuan lart rolin e Isa Boletinit, si politikan dhe gjeneral ushtarak në krijimin e shtetit shqiptar.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se Isa Boletini ishte ndër prijësit me më zë të çetave shqiptare.
“I gjithë populli i Kosovës dhe ne përfaqësuesit e tij, sot jemi krenarë që kemi mundësinë për t’i bërë nderime shtetërore, këtij personaliteti të madh të lëvizjes sonë kombëtare. Në një kohë dramatike për popullin tonë, vepra e Isa Boletinit përcaktoi shumë rrjedha të historisë dhe u bë shembull i frymëzimit patriotik për brezat pasardhës, që trashëguan misionin e çlirimit të Kosovës”, tha Veseli.
Ndërsa, Xhavit Haliti, nga Grupi parlamentar i PDK-së tha se të flasësh për Isa Boletini është nder dhe privilegj i madh. Ai tha se i ndikuar nga rrethanat e kohës, Isa Boletini në moshën 17 vjeçare merr pjesë në beteja, ndërsa po ashtu përkrahu patriotin Haxhi Zeka në themelimin e Lidhjes së Pejës.
Ndërsa Sabri Hamiti nga radhët e LDK-së tha se kujtimi i ikonave shqiptare na nxjerrin përpara sintaksën shqiptare për të krijuar identitetin kombëtar. Ndërsa, Ramush Haradinaj nga AAK tha se veprat e Isës konsiston në idenë e të qenit bashkë trevat mbarëkombëtare. “Ai ishte mirë kur ishte mirë Shqipëria”, tha Haradinaj.
Isa Boletini ka lindur me 1864 në Boletin, ndërsa është vrarë nga forcat malazeze më 1916 në Podgoricë. Ai ishte atdhetar i shquar, strateg popullor, organizator e udhëheqës i lëvizjeve për çlirim e bashkim kombëtar. Trupi i Isa Boletinit dhe shtatë të tjerëve, dy djemve, dy nipave dhe tre të tjerëve u varrosën në varrezat myslimane në Podgoricë. Në vitet 90 ata u zhvarrosën dhe o sollën në Kosovë. Nesër pas 99 vjetësh, Isa Boletini rivarroset aty ku kishte lindur 151 vjet më parë.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë











