Lajme
Limaj dhe të tjerët lirohen nga arresti shtëpiak
Fatmir Limaj dhe grupi tjerët i përfshirë në rastin “Kleçka” janë liruar nga arresti shtëpiak, pasi dhënies së dëshmisë nga dëshmuari i fundit i mbrojtur
Deputeti Fatmir Limaj dhe nëntë të pandehurit të tjerë në rastin “Kleçka” janë liruar nga arresti shtëpiak. Kështu vendosi të enjten një trup gjykues i përbërë prej gjyqtarëve të EULEX-it dhe gjyqtarëve kosovarë.
Mirëpo, sipas këtij misioni, prej tash e deri në përfundimin e gjykimit kryesor, të pandehurit janë të obliguar që për çdo ditë të paraqiten në stacionin policor. “Pasaportat e tyre mbeten të konfiskuara dhe ata nuk mund të largohen nga Kosova”, njofton EULEX-i.
Trupi gjykues, siç thuhet më tej në njoftim, ka vendosur që ta zëvendësojë masën e arrestit shtëpiak me masën e lajmërimit në stacionin policor, për shkak se në vendimet e mëhershme të Gjykatës së Apelit është thënë se masa e arrestit shtëpiak ishte kryesisht e nevojshme për ta shmangur rrezikun e ndikimit tek dëshmitarët.
Dëshmitari i fundit i prokurorisë ka dëshmuar gjatë seancës gjyqësore kryesore më 5 qershor 2013.
“Kodi i Procedurës Penale i Kosovës parashikon që gjatë zbatimit të masës së kufizimit për të siguruar zhvillimin e suksesshëm të procedurës penale, gjykata duhet të sigurojë që të mos e zbatojë ndonjë masë më të ashpër, nëse do të mjaftonte masa më e butë”, thuhet në njoftim.
Seancat gjyqësore kryesore për këtë rast do të vazhdojnë më 3 korrik 2013, me ç’rast të pandehurit do të fillojnë me paraqitjen e rasteve të tyre.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik "Mjaft më me sistem dy-nivelësh në transportin publik" – kjo është kërkesa e një lëvizjeje aktiviste... -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë











