Lajme
Limaj duhet të paraqitet në prokurori
Ish-ministri i Transportit, Fatmir Limaj, është ftuar të paraqitet para prokurove të EULEX-it më 20 shtator të këtij viti
Ish-ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, është ftuar të paraqitet para prokurove të EULEX-it më 20 shtator të këtij viti lidhur me dyshimet për korrupsion në kohën kur po drejtonte ministrinë në fjalë.
Kërkesa e misionit evropian për sundim të ligjit vjen rreth 15 muaj pas bastisjeve që iu patën bërë ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit dhe disa banesave private të personave nga kjo ministri, për shkak të dyshimeve për korrupsion në dhënien e disa tenderëve.
Avokati mbrojtës i Limajt, Tomë Gashi, e quajti të vonuar ftesën e prokurorisë së EULEX-it, vonesë kjo e cila, sipas tij, është bërë për të dëmtuar qëllimisht imazhin dhe kredibilitetin e klientit të tij, njofton radio Evropa e Lirë.
Ai shprehu bindjen se ftesa drejtuar Limajt hyn në kuadër të një, siç e quajti ai, fushate mediale të EULEX-it.Mirëpo, në EULEX nuk deshën ta komentojnë këtë çështje.
Përveç dyshimeve për korrupsion mbi deputetin Fatmir Limaj, rëndojnë dhe dyshimet për krime lufte në fshatin Kleçkë.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










