Lajme
Limaj: Nikoliq të kërkojë falje për krimet në Kosovë
Limaj tha se me Nikoliqin dhe Daçiqin mund të bisedohet vetëm atëherë kur ata kërkojnë falje për krimet e bëra në Kosovë
Nënkryetari i partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj edhe një herë reagoi kundër bisedimeve me Serbinë për çështje politike. Ai tha se për këtë lloj dialogu duhet një konsensus i brendshëm, fillimisht brenda partive e më pas edhe gjithë institucional për të vendosur bashkërisht nëse duhet apo jo të negociohet me ish-trashëgimtarin e Millosheviqit.
Nënkryetari i PDK-së dhe njëri nga ish udhëheqësit më të dalluar të UÇK-së, Limaj thotë se pa pasur një qëndrim unik nuk mund të huhet në bisedohet me Serbinë. Në një intervistë për “Zëri” Limaj tha se për fatin e Kosovës nuk mund të vendosë as PDK-ja e as AAK-ja dhe askush tjetër.
“Padron i këtij vendi është populli i Kosovës. Dhe nëse mendoni se ju që keni qenë UÇK edhe mund të bëni çfarë të doni me Kosovën, gaboni rëndë. Kosova është
pak më e madhe, pak më ndryshe”, shprehet Limaj, i cili në zgjedhjet e fundit ka qenë personi i dytë më i votuar në Kosovë pas kryeministri Hashim Thaçi.
Ai thotë se me presidentin e Serbisë Tomisllav Nikoliqi dhe kryeministri Ivica Daçiq mund të bisedohet vetëm atëherë kur ata kërkojnë falje për krimet e bëra dhe i shuajnë të gjitha institucionet serbe nga territori i Kosovës. “Nikoliqi e Daçiqi po veprojnë si në kohën e Millosheviqit”, tha Limaj, ish komandant “Çeliku”.
Ai po ashtu në këtë intervistë, e cila është e para prej që ai është liruar nga gjykata e EULEX-it për krime lufte, flet edhe për koalicionin e përfolur me AAK-në. Për këtë çështje ai tha se asnjëherë nuk është biseduar në partinë e tij-PDK. “Për ndryshimin e koalicionit deri më tani asnjëherë nuk është diskutuar në Kryesinë e partisë”, tha Limaj.
Ndërsa sa i përket çështjes së veriut, Limaj thotë se maksimumi i mundshëm që ka bërë Prishtina deri më tani, ka qenë Pakoja e Ahtisarit, “Ky është kompromisi më i dhimbshëm që ka bërë Kosova”, u shpreh nënkryetar i partisë më të madhe parlamentare në Kosovë.
E-Diaspora
-
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë Familjarët kujtojnë jetët e tyre si shembull për përkushtim, dashuri dhe sakrificë për familjen... -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











