Lajme
Linja Cyrih-Majami, aeroplani kthehet prapa për një arsye qesharake
Një fluturim ndërkombëtar për në Majami duhej të kthehej në Cyrih, sepse të shtatë tualetet dolën jashtë përdorimit. Problemi, që u fiksua përfundimisht, shkaktoi një vonesë prej disa orësh për 236 pasagjerët
Fluturimi i 20 dhjetorit nga Cyrihu për në Majami u ndërpre pas rreth tri orësh, kur problemi u zbulua mbi detin Atlantik, në perëndim të Irlandës.
Kapiteni i Airbus A330-300 mori vendimin për të kthyer fluturimin përsëri në Cyrih, sipas “Watsonexternal”, përcjell albinfo.ch.
Teknikët në aeroportin e Cyrihut e identifikuan problemin si një defekt në sistemin e ujërave të zeza, i cili u desh rreth katër orë për të rregulluar.
Fluturimi përfundimisht u kthye në ajër dhe i dorëzoi pasagjerët në Majami, por të paktën tetë orë pas planifikimit.
“Sigurisht, është shumë e pakëndshme kur ndodh diçka e tillë”, deklaroi një zëdhënës zviceran i Linjave Ajrore Ndërkombëtare për agjencinë zvicerane të lajmeve Keystone-SDA.
Por, zëdhënësi shtoi se problemet e kësaj natyre janë jashtëzakonisht të rralla.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes Mes lotësh, ylli kosovar tregon fëmijërinë e vështirë dhe përkushtimin e prindërve për suksesin e tij... -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme Lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme për sa i përket kohëzgjatjes dhe... -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna















