Lajme
Linzi, urë lidhëse Kosovë-Austri
Ministri i Diasporës Ibrahim Makolli, priti në një takim zv.presidentin e Komunës së Linzit të Austrisë, Klaus Luger
Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, ka shprehur mirënjohjen që Luger së bashku me delegacionin e tij i janë përgjigjur pozitivisht ftesës për ta vizituar Kosovën.“Prezenca e juaj thellon bashkëpunimin midis nesh dhe shpreh interesimin që qyteti i Linzit, respektivisht shteti i Austrisë e ka treguar dhe vazhdon ta tregojë në mbështetje të bashkatdhetarëve tanë atje. Tashmë diaspora kosovare është aktive dhe është e integruar mirë në Austri, ndërsa jemi jashtëzakonisht të interesuar që bashkëpunimin ta avancojmë edhe më tutje, në fusha të ndryshme. Gjatë vizitës tuaj, ju do të keni mundësinë të njiheni me gjendjen aktuale, të arriturat dhe sfidat e shtetit më të ri evropian”, ka theksuar ministri Makolli.Duke pas parasysh që Linzi njihet si qytet industrial, ndërsa Kosova ka resurse të mëdha natyrore, ministri Makolli potencoi se, ekzistojnë parakushte të mira dhe atraktive për ardhjen e investitorëve austriak në vendin tonë. “Ne jemi të interesuar që qytetarët e juaj të investojnë në Kosovë, pasi që shteti ynë ofron mundësi të mëdha. Gjithashtu, Qeveria e Republikës së Kosovës po punon në krijimin e një klime të përshtatshme për investime si dhe në vazhdimësi po harton politika që lehtësojnë procedurat për hapje të bizneseve të reja”, ka deklaruar Makolli.Kurse zv. presidenti i Komunës së Linzit, Klaus Luger, falënderoi Makolliin për ftesën dhe u shpreh i lumtur që, pas shumë kohësh i është dhënë mundësia ta vizitojë sërish Kosovën.“Prishtinën kam pas rastin ta vizitojë para 30 viteve. Sot befasohem se sa shumë ka ndryshuar në aspektin pozitiv. Vërehet energjia dhe vullneti i njerëzve për ndërtimin e vendit. Kosova është shteti më i ri evropian, i cili i ngjan një fëmije të vogël që nuk e ka të lehtë rrugëtimin në fillim, prandaj ne jemi të interesuar ta përkrahim. Ne kemi përgatitur një agjendë interesante për t’i vizituar disa komuna nga afër dhe për t’u njohur me mundësitë e bashkëpunimit dhe investimeve”, ka theksuar Luger. “Jam i njoftuar se tashmë disa kompani sigurimesh dhe banka austriake veprojnë në Kosovë. Ky është një fillim i mirë, por ekonomia nuk përbëhet vetëm nga këto komponentë. Andaj, është tejet i rëndësishëm krijimi i urave bashkëpunuese ku diaspora kosovare që jeton në Austri do ta luante një rol të veçantë”, citohet të ketë thënë ndër të tjera Klaus Luger.Në fund të takimit Makolli dhe Luger shprehën gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm, si dhe u pajtuan që nga takimet e ardhshme të përbashkëta të prodhohen ide dhe projekte konkrete, të cilat bashkërisht do të mund të realizoheshin në të ardhmen, njofton Ministria e Diasporës.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë











