E-Diaspora
Lirohen dy kosovarët: Dyshimi për përgatitje të sulmit terrorist, i pabazë
Përkundër hetimeve dhe hulumtimeve intensive, "dyshimi i paraqitur ndaj dy personave të përshkruar si salafistë, nuk ka mundur të konkretizohej"
Dy vëllezër me prejardhje nga Kosova të cilët ishin arrestuar të premten nën dyshimin se kishin përgatitur një sulm në një qendër tregtare në Oberhausen, janë liruar. Dyshimi që binte mbi ta nuk është dëshmuar si i vërtetë, thonë në polici, kështu që ata janë lënë të lirë sot.
Një urdhërarrest ndaj dy vëllezërve të dyshuar nuk është shqiptuar, ka bërë të ditur pak më parë policia në Essen, shkruan faz.net dhe mediat tjera gjermane, transmeton albinfo.ch. Përkundër hetimeve dhe hulumtimeve intensive, “dyshimi i paraqitur ndaj dy personave të përshkruar si salafistë, nuk ka mundur të konkretizohej”.
“Nuk ka indicie që flasin për ndonjë rrezik konkret që do të vinte nga dy vëllezërit”, thuhet në njoftimin e një zëdhënësi të policisë.
Pak pas mesnatës së të enjtes, njësitet speciale nga Duisburgu kishinndaluar dy persona të dyshuar. Dy vëllezër të lindur në Kosovë, 28 dhe 31 vjeçarë dyshoheshin se mund të kenë përgatitur një sulm në Qendrën Tregtare “Centro” në Oberhausen. Në bazë të një indikacioni nga burimet e sigurimit policia e kishte rrethuar qendrën për ta kontrolluar, shkruan spiegel.de dhe mediat tjera gjermane.
Policia në Essen qysh rreth orës 18 të mbrëmjes së të enjtes kishte mobilizuar forca shtesë për të siguruar qendrën e përmendur tregtare dhe tregun e krishtlindjes aty afër. Këtë e kishte bërë pas sinjaleve nga shërbimet e sigurimit.
Policët, me uniformë dhe si civilë kanë kontrolluar atë lokacion. Po aty rreth orës 0.45 pas mesnatës ka ndodhur edhe arrestimi.
Dy të dyshuarit po merren në pyetje nga policia në Essen, si qendër e landit.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria










