Integrimi
Lirohet shqiptari i dyshuar për vrasjen e gruas, bëhet fjalë për vetëvrasje?
I dyshuari për vrasjen gruas së tij në fund të janarit në Wohlen është liruar nga burgu. Prokuroria beson se ka indikacione se gruaja nga Kërcova mund të jetë vetëvrarë.
Ndaj 40 –vjeçarit , shqiptar nga Maqedonia prej 29 janari 2014 janë aplikuar masat shtrënguese në paraburgim nga gjykata për shkak të mundësisë së arratisjes dhe marrëveshjeve të fshehta. Ai dyshohej se ka vrarë gruan e tij .
Prokuroria gjatë hetimeve nuk ka mundur ta vërtetojë dyshimin kundër tij dhe për këtë arsye ai ishte liruar të martën nga paraburgimi.
Hetimet e deritanishme të policisë kantonale të Aargau, të policisë dhe prokurorisë në Muri – Bremgarten çojnë në vetëvrasjen e 35 – vjeçares nga Maqedonia .
Megjithatë, rrethanat dhe faktet e incidentit ende nuk janë kuptuar plotësisht dhe për këtë arsye do të vazhdojnë hetimet .
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar Aksidenti në Esslingen i merr jetën të riut shqiptar nga Presheva... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare












