Futboll
Lista e Shqipërisë: “Me pak gola” në Evropian
Nga 27 futbollistët e grumbulluar nga Silvinjo, janë shënuar 35 gola në të gjithë karrierën e tyre me ekipin kombëtar
Kombëtarja shqiptare e futbollit do të marrë pjesë në Euro 2024 me një listë ku nuk kanë munguar befasitë, e sidomos ka rënë në sy mungesa e emrave të zakonshëm në sulmin kuqezi në vitet e fundit si Sokol Cikalleshi e Myrto Uzuni.
Në total, nga 27 futbollistët e grumbulluar nga Silvinjo, janë shënuar 35 gola në të gjithë karrierën e tyre me ekipin kombëtar.
Një shifër jo edhe aq e lartë po të marrësh në konsideratë faktin se asnjë nga emrat në listë nuk e kanë arritur as numrin 10 të golave më kombëtaren, transmeton albinfo.ch.
Golashënuesi më i mirë i kësaj liste është Rei Manaj me 7 gola, i ndjekur nga Armando Broja me vetëm katër gola të shënuar.
Bajrami, Asani dhe Seferi me nga 3 gola ndjekin në këtë listë.
Hysaj, Laçi, Asllani, Muçi dhe Ismajli kanë shënuar secili nga 2 gola me fanellën kuqezi.
Në kuotën e 1 goli me Kombëtaren janë Daku, Abrashi, Ajeti, Ramadani dhe Gjimshiti.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100










