Kosova
Lista Serbe kërcënon, nga 1 qershori serbët do të reagojnë
Lista Serbe ka filluar edhe një herë me kërcënimet. Pas betimit të kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, këtë të premte, Lista Serbe ka mbajtur konferencë për media, ku ka kërcënuar me metoda kundërshtimi të kryetarëve të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit.
Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, është shprehur se pas 1 qershorit serbët do të reagojnë.
“Populli nuk mund ta tolerojë regjimin e Albin Kurtit. Ne japim një afat deri në 1 qershor për të ndaluar represionin e popullit dhe sekuestrimin e tokave dhe shpronësimet e rreme, arrestimet dhe aktakuzat e rreme. Të ndalet persekutimi, sepse nëpër kazamatet në Kosovë ka serbë të pafajshëm. Për të ndaluar mohimin e të drejtave themelore si trajtimi dhe arsimimi. Nëse këto veprime vazhdojnë, përgjigjja e popullit serb do të vijë më 1 qershor, ne do të mbrohemi me të gjitha mjetet”, tha Simiq, përcjell albinfo.ch.
Tutje ai ka shtuar se me marrjen e detyrës nga kryetarët e rinj të zgjedhur, po rritet regjimi i Kryeministrit Albin Kurti.
“Në fillim duam të theksojmë se me përpjekjet e Serbisë dhe të gjithë popullit arritëm të ruanim paqen dhe ta pengojmë popullin të reagojë ndaj regjimit të Albin Kurtit dhe me këtë ngjarje zyrtarisht filloi pushtimi i veriut të Kosovës. Por, ka një fillim dhe një fund. Do të përfundojë kur ta zgjidhin serbët. Theksoj se jemi të përkushtuar ndaj paqes. Paqja u ruajt me ftesë të Aleksandër Vuçiqit, veçanërisht për zgjedhjet. Fatkeqësisht, përveç Serbisë, Vuçiqit dhe popullit serb, nuk shohim se dikush dëshiron ta ruajë paqen. Megjithatë, durimit i ka ardhur fundi”, deklaroi ai, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar Presidentja e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK), Mirjana Spoljariç, i ka bërë thirrje Zvicrës... -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore -
Të pasurit nga Gjiri po tregojnë interes në rritje për Zvicrën -
Bllokada në Hormuz: A rrezikon Zvicra furnizimin me gaz?












