E-Diaspora
Lladrovci takon studentët kosovarë në Vjenë
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci gjatë qëndrimit në Austri, ka takuar studentët dhe qytetarët kosovarë që jetojnë e studiojnë në Vjenë. Ai gjatë këtij takimi ka thënë se arsimimi i tyre shembullor, puna e përvoja që bëjnë në Austri do të jetë edhe forcë lëvizëse e zhvillimit të vendit, duke ofruar mundësi për të ecur përpara në fushat për të cilat ata kanë studiuar e punuar dhe duke krijuar praktika të mira në punë, përcjell albinfo.ch.
“Diaspora shqiptare ka qenë shumë fuqishëm e lidhur me fatin e vendit dhe në krye të detyrës në çdo rrethanë, duke i dhënë hov jo vetëm çlirimit të vendit, por edhe përkrahjes dhe zhvillimit. Edhe sot, studentët tanë të arsimuar jashtë vendi janë krah i fuqishëm i zhvillimit”, ka thënë Lladrovci gjatë takimit me studentët kosovar në Vjenë të Austrisë.
Takoi homologun austriak të St. Polten
Lladrovci gjithashtu ka zhvilluar një takim me kryetarin e Komunës St. Polten të Austrisë, Matthias Stadler, njëherësh, kryesues i kryetarëve të komunave të Austrisë.
Lladrovci e njohu homologun e tij austriak me punën që bëhet në Drenas dhe ftoi për një vizitë, në një të ardhme me qëllim të thellimit të bashkëpunimit, jo vetëm në ekonomi, por edhe në arsim, turizëm, sport e kulturë.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern














