Lajme
“Logu i Bjeshkëve” rilind të gjallë bukurinë shqiptare
Vajzat më të bukura, xhubletat më elegante, ngjyrat më të gjalla, vështrimet më të zgjuara, fjalët më të mençura, dashamirët më të fortë, mblidhen çdo vit në Logun e vlerave të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë së Veriut
Në Vermosh të Malësisë së Madhe u zhvillua manifestimi tradicional “Logu i Bjeshkëve 2016”, një veprimtari kjo e përvitshme ku malësorët e Malësisë së Madhe demonstrojnë traditat e tyre të pasura: folklorin gojor dhe në etnografinë dhe, mbi të gjitha, veshjet e tyre tradicionale me xhubleta.
Vajzat më të bukura, xhubletat më elegante, ngjyrat më të gjalla, vështrimet më të zgjuara, fjalët më të mençura, dashamirët më të fortë, mblidhen çdo vit në Logun e vlerave të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë së Veriut.
Turistë dhe mërgimtarë shqiptarë patën rastin për të përjetuar dhe shijuar bukurinë e kostumeve dhe stolive, veçantinë e riteve dhe të artit të tokrendës (sfilatës) popullore etj.
“Logu i Bjeshkëve” mbahet nën organizimin e bashkisë së Malësisësve Madhe, dhe ka për qëllim promovimin e vlerave kulturore dhe të trashëgimisë kulturore e historike si dhe të bukurisë së alpeve dhe vajzave malësore me xhubleta, në trevën e Malësisë.
Ky aktivitet organizohet për 17 vite me radhë dhe tani që Bashkia është bërë më e madhe dhe rruga ishte shtruar në gjatësinë më të madhe të saj, deri gati në Qafën e Bordolecit.
Vajza malësore, Olimpia Smajlaj, ndërkaq, ka fituar çmimin e parë në tokrendën e bukurisë.
Duke marrë pjesë në këtë aktivitet, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, tha se qeveria shqiptare nuk do t’i ndalë investimet e saj, për ta mbajtur të gjallë këtë zonë me shpirt të madh.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj















