Keystone
Sport
Lojtarët shqiptarë parakalojnë me Ferrari, Porsche &CO
Në grumbullimin e kombëtares zvicerane...
Sa herë që përfaqësuesja e Zvicrës grumbullohet për ndeshjet futbollistike, në fokus të mediaee zvicerane, përveç tjerash janë edhe veturat luksoze të futbollistëve shqiptarë.
Kështu, gazeta zvicerane “blick.ch” edhe sot ka dal për të i pritur lojtarët e Zvicrës ndërsa ata janë fotografuar derisa kanë arritur me veturat e tyre. Shumica e atyre që në fotografi kanë dalë me vetura luksoze janë futbollistët shqiptarë.
Ajo çfarë bie më së shumti në sytë edhe të gazetës është BMW X6 e Granit Xhakës, i cili në rrotat e veturës ka shënuar edhe GX34 që janë inicialet e emrit të tij dhe numri që e mban në Gladbach. Përveç Granitit, gjatë arritjes janë fotografuar edhe Valon Behrami me Ferrarin e tij, pastaj me xhipa të markave të ndryshme: Xherdan Shaqiri, Blerim Xhemaili, Admir Mehmeti dhe Pajtim Kasami. Vetëm futbollisti më i ri shqiptar që i është bashkuar Zvicrës, Shani Tarashaj nuk është parë me veturë, përcjell “albinfo.ch”.
Përfaqësuesja zvicerane sot është bashkuar para ndeshjeve miqësore që do t`i zhvillojë kundër Irlandës (Të premten 20:45, Dublin) dhe të martën tjetër në Cyrih kundër Bosnjës.
Me ta nuk është trajneri Vladimir Petkoviç, i cili për shkak të një rasti vdekjeje ka udhëtuar për në Sarajevë. Po ashtu në mesin e lojtarëve nuk është as Gokhan Inler, i cili nuk është ftuar. Por në përfaqësuesen e Zvicrës për këto dy ndeshje janë ftuar dy lojtarë të rinj: Nico Elvedi (Gladbach) dhe shqiptari Shani Tarashaj (GC), shkruan “blick.ch”.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës














