Kosova
Kurti takohet sot me Brnabiq në samitin e Londrës
Qeveria e Kosovës do të shkojë me kërkesa specifike për ndihmë në fonde nga donatorët, ashtu si edhe qeveritë e rajonit.
Është bërë e ditur se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Londër, ku do të marrë pjesë në Samitin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, përcjell albinfo.ch.
Ky samit do të fillojë punimet sot, ndërsa në të do të marrin pjesë të gjithë liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.
E pranishme në këtë samit është edhe kryeminstrja e Serbisë, Brnabiq, ky pritet të jetë takimi i parë i saj me Kurtin.
Qëllimi i këtij samiti është që të prezantohen sektorët me mundësi të mëdha investimi.
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH, ka për qëllim përdorimin e investimeve si një mjet për të ndërtuar ekonomitë në vendet që janë në zhvillim.
Qeveria e Kosovës do të shkojë me kërkesa specifike për ndihmë në fonde nga donatorët, ashtu si edhe qeveritë e rajonit.
Brnabiq nuk ka qenë e pranishme në Konferencën e Sigurisë në Munih, andaj ky pritet të jetë takimi i parë i saj me Kurtin.
Kurti ka bërë të ditur se është kundër një minishengeni ballkanik dhe ka premtuar që do të kërkojë llogari në dialogun me Serbinë për dëmet në luftën e Kosovës. Po ashtu, Kurti u incizua duke thënë brenda konferencës se ka ardhur koha që Serbia të çlirohet nga Kosova.
BERZH ka kohë që përmes donatorëve investon në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ky është një ndër rajonet me prioritet në agjendën e kësaj banke dhe deri më tani investimet kanë arritur shifrën e 12 miliardë dollarëve.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Tesla del nga dhjetë makinat më të shitura elektrike në Zvicër Për vite me radhë, prodhuesi i makinave Tesla kryesonte fushën për sa i përket shitjeve të... -
Rritje e re e shkallës së papunësisë në janar, ka arritur në 3.2% -
Më shumë se 8 milionë CHF janë shpenzuar për fushatat e votimit të 8 marsit -
Kthimi afatgjatë në Brienz konsiderohet i mundur -
Qeveria zvicerane prezanton planin për të ndaluar mungesën e banesave të përballueshme















