Kalendari

Lozanë, Cyrih e Kreuzlingen: Promovohet libri “Shqiptarët e Zvicrës- 1001 pamje”

Libri monografik i gazetarit, Rexhep Rifati, në Lozanë, Cyrih e Kreuzlingen, më 26 janar, 1 dhe 2 shkurt.

Libri monografik i gazetarit, Rexhep Rifati, në Lozanë, Cyrih e Kreuzlingen shoqërohet  edhe me disa pika artistike, të zhanreve të ndryshme, të krijuesve tanë në shtetin helvetik

Shoqata e Krijuesve Shqiptarë në Zvicër (SHKSHZ ) , në tri qendra të  Zvicrës organizon promovimin e librit: “Shqiptarët e Zvicrës- 1001 pamje” të gazetarit Rexhep Rifati edhe atë në:

1) Restaurant: Al Grotto, route de Reculan, En Vertet 1024  Ecublens/VD (përballë shitores Conforama ). Data, 26 janar, e diele, ora 15

2) Qendra Shqiptare për Kulturë dhe Integrim, Sonnenwiesenstrasse 26/ 8280  Kreuzlingen. Data 1 shkurt , e shtunë, ora 18

3) Restaurant : Salmen Uitikonerstrsse 17 / 8858 Schlieren ZH (044 730 60 71). Data 2 shkurt , e diele ora 15

Në të gjitha promovimet anëtarë të shoqatës, kryesisht shkrimtarë do të flasin lidhur me monografinë kushtuar arritjeve të shqiptarëve në Zvicër. Gjithashtu të gjitha këto evenimente do të shoqërohen edhe me pika tjera artistike, të zhanreve  të ndryshme, të krijuesve tanë në shtetin helvetik. Përndryshe libri përmes 1.224 fotosh, të realizuara, kryesisht nga autori, në mbi 500 faqe regjistron të arriturat e shqiptarëve në Zvicër në fusha të ndryshme.

 Kryetari i SHKSHZ, Besnik Camaj