Lajme
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut
Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike
Shoqata kulturore shqiptare “Rinia Nuk Harron” (RNH) organizon një program përkujtimor solemn kushtuar Masakrës së Reçakut (15 janar 1999), një nga krimet më të rënda kundër popullsisë civile shqiptare dhe një moment kyç në historinë e Kosovës. Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike përmes dëshmisë, artit dhe reflektimit publik.
Programi do të mbahet më:
Data: 18 janar 2026
Ora: 13:30
Vendi: Aarau, Girixweg 12
Në kuadër të programit do të zhvillohen këto aktivitete:
– Dialog publik me familjarët e Ajet Brahimit, një nga viktimat e Masakrës së Reçakut, si dëshmi e drejtpërdrejtë e dhimbjes, humbjes dhe kujtesës familjare
– Program artistik dhe monolog solemn nga Debora Kodra, ku përmes interpretimit artistik dhe fjalës së ndjerë përcillet kujtesa, atdhedashuria dhe fryma e brezit të ri
– Ekspozitë pikturash nga Emine Jetishi, me titull “Gjurmë në rrugën pa kthim”, ku arti shndërrohet në mjet reflektimi dhe ndriçimi të dhimbjes historike
– Rrëfim dhe dëshmi historike nga Dr. Vezir Bajrami, ish-mjek i Brigadës 161-ZON dhe dëshmitar i ngjarjeve të Reçakut, i cili ka dokumentuar të vërtetën e masakrës përmes dorëshkrimeve dhe dëshmisë së tij profesionale
– Lexim dhe reflektim letrar nga Zymer Kodra, autor i librave “Përtej plumbave” dhe “Libri që s’u shkrua kurrë”, me fokus në kujtesën kombëtare dhe sakrificën për liri
Në përmbyllje të programit do të organizohet një aperitiv/koktail. Për shkak të kapacitetit të kufizuar, pjesëmarrësit luten të konfirmojnë praninë deri më 12.01.2026.
Kontakt për konfirmim dhe informacione shtesë:
WhatsApp / Tel: +41 78 320 72 90
E-mail: [email protected]
Shoqata Rinia Nuk Harron fton mediat, institucionet dhe publikun e gjerë që t’i bashkohen këtij programi përkujtimor në Aarau.
Reçaku nuk harrohet. Kujtesa është përgjegjësi kolektive.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit18 Janar 2026
- Ora13:30
- LokacioniAarau
- Data e përfundimit18 Janar 2026 - 17:00
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ambasadori Latifi merr pjesë në pritjen solemne të Vitit të Ri në Kalanë e Vaduzit Ambasadori Latifi mori pjesë në pritjen solemne të Vitit të Ri, të organizuar në Kalaja e... -
Cyrih ofron kujdes mjekësor bazik falas për migrantët pa dokumente -
Çfarë do të votojnë zviceranët më 8 mars 2026 -
“Dua të garoj për Kosovën ose Zvicrën”, ëndrra e bukur e Luanës dhjetëvjeçare -
Politikë për mua do të thotë të ndërtosh ura
Jeta në Zvicër
-
Europa duhet të rishikojë sigurinë ushtarake përballë tërheqjes amerikane, paralajmëron eksperti i mbrojtjes Eksperti i mbrojtjes Camille Grand paralajmëron se Europa duhet të reflektojë mbi sigurinë e saj ushtarake,... -
Ambasadori Latifi merr pjesë në pritjen solemne të Vitit të Ri në Kalanë e Vaduzit -
Cyrih ofron kujdes mjekësor bazik falas për migrantët pa dokumente -
Çfarë do të votojnë zviceranët më 8 mars 2026 -
Banesa në flakë të plotë: ndërhyrje e madhe e zjarrfikësve në Cyrih-Altstetten












