Lajme
LSDM-BDI-Aleanca, afër formimit të koalicionit qeverisës?
Medet shqiptare raportojnë se LSDM-BDI dhe Aleanca për Shqiptarët, janë afër marrëveshjes për koalicion qeveritar. Bashkërisht të tri partitë, kanë 62 deputetë në Kuvendin e Maqedonisë
Takimet e shpeshta ndërmjet Lëvizjes Social Demokratike të Maqedonisë (LSDM) që drejtohet nga Zoran Zaev dhe Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) të Ali Ahmetit, duket se kanë dhënë rezultate të prekshme. Medet shqiptare raportojnë se këto dy parti dhe Aleanca për Shqiptarët me tre deputetët e saj, janë afër marrëveshjes për koalicion qeveritar.
Siç raporton Portali Albeu, bisedimet po vazhdojnë ndërsa mosmarrëveshjet kryesore ka të bëjë me insistimin e BDI për zyrtarizimit e gjuhës shqipe, për të cilën LSDM po këmbëngul që të mos bëhet në nivel republikan por lokal. Një pikë tjetër ku ekzistojnë mosmarrëveshje është edhe mënyra e bërjes së koalicionit.
LSDM insiston që të merren vesh mbi parimet dhe pasi të formohet qeveria të flitet për detajet dhe të bëhen ndryshimet ligjore, ndërkohë që BDI këmbëngul që të gjitha ndryshimet të bëhen që në fillim, në momentin e krijimit të koalicionit për të mos lënë derë të hapur për mosrealizim të premtimeve.
Mbetet të shihet në ditët në vazhdim se si do të përfundojë edhe ky skenar i mundshëm.
Nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi, pas një takimi që ka zhvilluar me përfaqësuesit e LSDM-së, tha se partia e saj nuk lëshon pe sa i përket gjuhës shqipe, reformave në gjyqësor ku përfshihet edhe Prokuroria Speciale, Raportin e Pribesë si dhe eurointegrimeve.
“Për ne ajo që është shumë e rëndësishme, vendosëm në tryezë prioritetet që lidhen me platformën e partive politike shqiptare dhe me pikat e panegociueshme të BDI-së; zyrtarizimi i plotë i gjuhës shqipe, realizimi i reformave të plota në drejtësi dhe integrimi i plotë i vendit në NATO dhe në BE”, tha Arisi, sipas të cilës, vendimet përfundimtare për koalicion do t’i sjellë kryesia e BDI-së në krye me kryetarin Ali Ahmeti.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot










