E-Diaspora
Luan Krasniqi vrapon për fëmijët e Kosovës
Më 7 prill ai vrapon në gjysmëmaratonë në Freiburg të Gjermanisë për të sensibilizuar opinionin për punën e strehimoreve të fëmijëve SOS Kinderdorf në Kosovë
Ish kampioni evropian në kategorinë e rëndë të boksit profesionist, Luan Krasniqi ka vendosur që më 7 prill të marrë pjesë në shtegun e gjysmëmaratonës në kuadrin e garës së maratonës së Freiburgut. Këtë angazhim të ri vullnetar sportiv, Luani e ka marrë për një qëllim humanitar ai dëshiron të sensibilizojë opinionin për punën e strehimoreve të fëmijëve SOS Kinderdorf në Kosovë.
Krasniqi ka filluar prej kohësh stërvitjet së bashku me mjekun Aldo Berti, po ashtu me prejardhje kosovare. Që të dy me pjesëmarrjen e tyre në maratonën e Freiburgut dëshirojnë të japin sinjalin për ndihma drejtuar qendrave SOS Kinderdorf në Kosovë.
Maratona e Freiburgut që e përshkon qytetin zhvillohet me moton “Rock&Run”. Në margjina të garës nëpër qytet do të ketë oferta muzikore nga roku deri te muzika klasike.
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva i përmbahet politikës së përjashtimit nga shkollat Qeveria e Gjenevës po refuzon të heqë dorë nga vendimi i saj për të përjashtuar fëmijët... -
A mund të ndahet Cyrihu në dy kantone? -
Qeveria do të përshtatë rregullat e hyrjes për individë të caktuar që vijnë nga vende të treta -
“Jo një Zvicre 10 milionëshe”, nëse iniciativa do të votohej tani, ajo do të miratohej -
UBS mund të shkurtrojë deri në 10,000 vende pune deri në vitin 2027











