Shqipëria përtej bregdetit
“Luani-A“, Shkodër, investim që sfidon kohën dhe vendin, në shërbim të turizmit për komunitetin!
Tashmë kur kanë kaluar më shumë se dy dekada nga ndryshimet e vazhdueshme ekonomike dhe liberalizimit të tregut në Shqipëri, ka patur shumë histori suksesi në fushën e biznesit, një prej të cilave është edhe ajo e z. Sandër Luani nga Shkodra. Histori e cila po njeh rritje të suksesit çdo ditë e më shumë.
Kompleksi “LUANI-A”, u themelua në datë 6 qeshor 2006, fillimisht me ortak të vetëm z.Sandër Luani, ku falë punës së tij plot përkushtim dhe pasion, ky aktivite u zgjerua e tashmë janë pjesë edhe tre ortakë të tjerë, e konkretisht, z. Armandon Luani – Drejtor i Përgjithshëm, zj. Armelinda Luani – Drejtoreshë Komunikimi dhe z.Aleon Luani – Drejtor Organizativ e IT Teknik, të gjithë anëtarë të familjes Luan.
Kompleksi “Luani-A”, aktualisht ushtron aktivitet në fushën e tregtimit të karburanteve, hotelerisë, bar-restorant si dhe funksionon edhe si qendër wellness & spa me vendndodhje në lagjen “Ali Begaj”, Shkodër.
Historia e nisjes së biznesit
Me plot 12 vite karrierë të suksesshme, Shoqëria “Luani-A”, ka fillesat e aktivitetit të saj në fushën e tregtimit të karburanteve.
Burimi kryesor i financimit ishin fitimet e mbartura dhe huaja bankare afatgjate ndër vite, por mbas një periudhe 18 mujore, me një punë intensive, nis edhe zgjerimi i këtij aktivitieti me një fokus edhe në shërbime hotelerike; restorant; bar-kafe si dhe me një kënd lojrash dedikuar fëmijëve.
Sallë eventesh, pishina & spa
Shoqëria “LUANI-A”, i projektuar tashmë edhe si sallë eventesh, me një kapacitet prej 330 personash, shënon një numër të lartë klientele. Me zgjerimin e këtij biznesi në vitin 2015, është bërë e mundur hapja edhe e një qendre wellness&spa, masazhi si dhe 3 pishina të brendshme dhe të jashtme, 2 prej të cilave për fëmijë si dhe jacuzzi.
Shërbimet cilësore që ofrohen në këtë ambjent, kanë bërë të mundur frekuentimin e saj nga një numër i lartë turistësh që kanë vizituar Shqipërinë në vitet e fundit.
Kompleksi “Luani-A” pritet të investojë edhe më tutje, duke ofruar kushte maksimale ndaj kërkesave të çdo konsumatori.



Të tjera nga Shqipëria përtej bregdetit
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive Biletat e skive shënojnë rritje në vitin 2026... -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve -
Paga mesatare në Gjenevë mbetet mbi mesataren kombëtare zvicerane -
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar












