Lajme
Lucern: Dënohet me nëntë vjet burgim tregtari shqiptar i drogës
Sipas aktakuzës, ai ka marrë 82 kilogramë përzierje kokaine në Reiden (LU) dhe e ka shitur atë për një periudhë gjashtëmujore
Kreu që për Zvicrën i një rrjeti shqiptar të trafikut të drogës është dënuar me nëntë vjet burgim nga Gjykata Penale e Luzernit. Sipas aktakuzës, 37-vjeçari në vitin 2020/21, ka marrë 82 kilogramë përzierje kokaine në Reiden (LU) dhe për një periudhë gjashtëmujore e ka ndarë dhe e ka shitur atë në rrjete të tjera droge, transmeton albinfo.ch.
Sipas aktgjykimit të publikuar të enjten, gjykata penale e shpalli fajtor të akuzuarin për trafik kokaine, pastrim parash dhe qëndrim të paligjshëm në Zvicër. Personi në fjalë ka kryer tashmë një të tretën e dënimit. Ai gjithashtu do të dëbohet nga vendi për dymbëdhjetë vjet.
Dënimi që ka shpallur gjykata është pak më i ulët se ai që kishte kërkuar prokuroria, e cila kishte argumentuar dënimin me dhjetë vjet dhe dëbim nga vendi për 15 vjet. Gjykata pra ka liruar të akuzuarin sa i përket akuzës për trafik heroine, shkruan derbund.ch. Gjatë arrestimit, policia kishte gjetur përveç 100 mijë frangave cash dhe 2.4 kilogramë kokainë edhe 49 gramë heroinë, transmeton albinfo.ch. Nga mund të kishte ardhur kjo, mbeti e paqartë në procesin gjyqësor.
Avokati mbrojtës kishte kërkuar një dënim shumë më të lehtë prej 6.5 vjetësh. Ai e arsyetoi këtë me rrëfimin e plotë të klientit të tij se kishte marrë mbi vete një rrezik të konsiderueshëm.
I akuzuari kishte hyrë në borxhe në bastet sportive në Shqipëri, pastaj kishte marrë një ofertë nga pronari i basteve për të punuar tek ai si shpërndarës droge në Zvicër. Në gjashtë muaj ai kishte bërë 3.5 milionë franga me shitjen e drogës. Ai merrte 3000 franga në muaj si rrogë.
I akuzuari nuk kishte autoritet vendimmarrës dhe duhej të bënte gjithçka me udhëzime telefonike nga shefi i tij, përcjell albinfo.ch. Prokurori publik shpjegoi se ai ishte organizatori i rrjetit të drogës në Zvicër dhe furnizonte pjesë të mëdha të Zvicrës me kokainë.
Para arrestimit, i akuzuari është vëzhguar nga afër. Sipas mbrojtjes, banesa e tij ishte përgjuar. Shpenzimet procedurale që i akuzuari duhet të përballojë kapin shifrën e gati 260 mijë frangave.
Vendimi nuk është ende i plotfuqishëm.
E-Diaspora
-
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit Me rastin e Ditës Kombëtare të Diasporës dhe Ditës Ndërkombëtare të Migracionit, Qendra e Botimeve për... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore
Jeta në Zvicër
-
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë Vaksina kundër gripit po mungon në shumë pjesë të Zvicrës, përfshirë kantonin e Lucernës, si pasojë... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau













