Lajme
Lugano pranon pagesa bitcoin për të gjitha faturat e qytetit
Qyteti Lugano tani po pranon pagesa bitcoin për të gjitha faturat e lëshuara nga qyteti. Këtu përfshihen taksat dhe shërbimet e tjera komunale.
Siç është e mundur tashmë në kantonin Zug, qyteti i Luganos tani pranon gjithashtu pagesa për taksat dhe shërbime të tjera komunale në bitcoin. Më parë, pagesat me kriptovaluta në Lugano ishin të mundshme vetëm nëpërmjet portalit online të qytetit, transmeton albinfo.ch.
Individët dhe kompanitë private tani mund të paguajnë të gjitha faturat e lëshuara nga qyteti i Luganos duke përdorur bitcoin dhe kriptomonedhën Tether, e cila është e lidhur me dollarin amerikan, siç njoftoi Bitcoin Suisse të martën. Kompania e kriptove me bazë në Zug mundëson pagesat me kripto.
Përdorimi i faturës zvicerane QR ofron një zgjidhje plotësisht të automatizuar, shkroi Bitcoin Suisse në një deklaratë të martën. Duke skanuar kodin QR në faturë, kriptomonedha mund të zgjidhet duke përdorur portofolin celular të preferuar të përdoruesit.
Sipas Bitcoin Suisse, ajo tashmë ka futur pagesa kripto për qytetin dhe kantonin e Zug dhe komunën e Zermatt.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026












