Lajme
Lugina e Preshevës: Kërkohet avokati i popullit
Janë mbledhur më se një mijë nënshkrime të qytetarëve për krijimin e institucionit të avokatit lokal të popullit në këto komuna
Për katër ditë me radhë, në Preshevë dhe Bujanovc, janë mbledhur më se një mijë nënshkrime të qytetarëve për krijimin e institucionit të avokatit lokal të popullit në këto komuna.
Në Preshevë janë mbledhur më se 600 nënshkrime, ndërsa në Bujanovc afro 400, thuhet në njoftimin e Nismës së të rinjëve për të drejta të njeriut, e cila është inicuese e aksionit.Këtë iniciativë e kanë nënshkruar edhe udhëheqës të lartë të Komunës së Bujanovcit, Shaip Kamberi dhe Nagip Arifi, dhe lideri i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Rahmi Zylfiu.
Fushata për krijimin e institucionit lokal të avokatit të popullit në këto komuna, ka filluar më 19 nëntor.
Listat me nënshkrime do të dorëzohen në institucionet lokale të qeverisjes, ndërsa nga këshilltarët e komunave do të kërkohet mbështetje për krijimin e postit të ombudspersonit lokal.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros Mashtruesit përdorin emrat e Coop dhe Migros për të vjedhur të dhënat bankare... -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës










