Lajme
Lugina e Preshevës mbushet me forca të xhandarmerisë
Sipas informatave, pesë autobus vetëm mbrëmë kanë arritur në Preshevë, ndërsa edhe një kontingjent tjetër ka ardhur para dy-tri ditëve
Sipas informatave nga Lugina e Preshevës, pesë autobus vetëm mbrëmë kanë arritur në bazën e policë në “Çakanoc”, ndërsa edhe një kontingjent tjetër ka ardhur para dy-tri ditëve.
Sipas burimeve të “albinfo.ch”, forca të mëdha xhandarmërisë janë pozicionuar edhe në brezin kufitar me Kosovën, respektivisht në afërsi të fshatit Dobrosin dhe Breznicë. Por forca të shkuara ka edhe në fshatrat e Karadakut të Preshevës.
“Gjithçka është absolutisht gati që të aprovohet vendimi i shtetit. Mirëpo, skenari i vet aksionit mbahet në fshehtësi, andaj vetëm drejtuesit më të lartë të shtetit e dinë se në çfarë mënyre do të vij deri tek operacion”, citojnë mediat serbe një burim të MPB-së në Beograd.
Ndryshe, të enjten ka kaluar ultimatumi i kryeministri të Serbisë, Ivica Daçiq për heqjen me “dëshirë” të lapidarit, në të kundërtën ai ka thënë se shteti e heq dhunshëm.
Mirëpo këshilltarët shqiptarë të Luginës së Preshevës kanë deklaruar se lapidarin e dëshmorëve nuk do ta heqin. Madje me një vendim komunal, ata e kanë legalizuar, duke u thirrur në Ligjin e Administrimit Komunal të Serbisë.
Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe njëherit ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vuçiq ka thënë se në territorin e Preshevës do të respektohen ligjet e Serbisë, ndërsa organet kompetente do të veprojnë me urgjencë në një afat sa më të shkurtë për ta larguar përmendoren.
“Në territorin e Preshevës do të respektohet ligji i Serbisë, dhe organet kompetente do të veprojnë me afat sa më të shpejtë”, ka thënë Vuçiq raporton “presheva.com”.
Lapidari i vendosur në oborrin e Komunës së Preshevës përkujton dëshmorët e UÇPMB-së, një strukturë guerile shqiptare që ka luftuar kundër regjimit të Millosheviqit në vitin 2000-2001.
Qeveria e Serbisë, e cili drejtohet nga pasardhësi i Millsheviqit, Ivica Daçiq, UÇPMB-në e konsideron forcë terroriste, edhe pse ajo ishte amnistuar nga Kuvendi i Serbisë me një ligj të veçantë.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










