Kosova
Luksemburgu ofron mbi 1 milion euro për ide inovative në Kosovë
Luksemburgu investon në inovacionin dixhital dhe të gjelbër në Kosovë
Bashkëpunimi për Zhvillim i Luksemburgut ka lansuar një thirrje të re për propozime, duke synuar ndërmarrjet inovative në Kosovë. Fondi Demonstrues LuxAid (LDF) ofron mbështetje financiare deri në 350,000 euro për projekte që zhvillojnë zgjidhje dixhitale dhe të gjelbra me ndikim shoqëror dhe ekonomik, transmeton albinfo.ch.
Sipas njoftimit të LUXDEV, aplikimet për këtë thirrje janë të hapura deri më 6 shkurt 2026, ndërsa dhjetë projektet më të mira do të përfitojnë trajnime dhe mbështetje për prezantimin para komisionit të përzgjedhjes. Vendimi final pritet të shpallet në korrik 2026, me 3-4 projekte të përzgjedhura që do të financohen.
Fokus në inovacion dhe rritje të qëndrueshme
Fondi synon të përshpejtojë rritjen e zgjidhjeve inovative që adresojnë sfida të mëdha shoqërore, duke përfshirë:
• Inovacion dixhital: AI, analiza e të dhënave, automatizimi, fintech, tregtia elektronike dhe siguria kibernetike.
• Aftësi për punësim: Zgjidhje që lidhen me aftësitë dixhitale dhe të gjelbra për të rritur mundësitë e punësimit.
• Teknologji shëndetësore: Zgjidhje e-health, me fokus te kujdesi kardiovaskular.
• Energjia dhe mjedisi: Efikasitet energjetik, ekonomia rrethore, riciklimi i mbeturinave, agrobiznesi i qëndrueshëm dhe adaptimi ndaj klimës.
Kush mund të aplikojë?
Fondi është i hapur për kompani ose bashkëpunime të regjistruara në Kosovë para 1 nëntorit 2022, me të paktën 5 të punësuar dhe xhiro nën 50 milionë euro. Projektet duhet të kenë një produkt ose shërbim inovativ të testuar tashmë në treg me të ardhura të provuara për të paktën një vit dhe të jenë të afta të bashkëfinancojnë të paktën 50% të kostove të projektit.
Mbështetje dhe shkallëzim
Bashkëfinancimi varion nga 100,000 deri në 350,000 euro, me qëllim të shkallëzimit të zgjidhjeve inovative dhe zgjerimit të ndikimit të tyre në komunitetet lokale. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut Autorët kosovarë pjesë e një prej ngjarjeve më të mëdha letrare në Evropë, ndërsa librat e... -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta Raporti i lumturisë: Zvicra në top 10, Kosova renditet e 16-ta në botë... -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra -
Në kohë trazirash, vendimet kërkojnë maturi -
Formula e rrezikshme për foshnjat shitet ende në Zvicër, pavarësisht premtimeve të autoriteteve













