Zhvillim
Lulëzon ekonomia e paligjshme në Kosovë
Sipas të dhënave zyrtare, në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, janë të regjistruara afër 150 mijë biznese, kurse Administrata Tatimore e Kosovës ka fiskalizuar mbi 29 mijë biznese, me mbi 32 mijë pajisje elektronike fiskale
Përveç problemeve me korrupsion e papunësi, Kosova ka edhe një problem të madh. Shumë biznese vazhdojnë t’u shmangen obligimeve tatimore, duke krijuar evazioni fiskal, krim të organizuar dhe dëmtim të buxhetit të Kosovës, njëherësh çrregullim të tregut të lirë kosovar, shkruan ‘Evropa e Lirë’.
Pikërisht për këtë çështje, gjatë javës, në rajone të ndryshme të Kosovës, autoritetet e rendit kanë kontrolluar 77 lokacione të ndryshme, ku kanë arrestuar 16 persona të dyshuar për veprat penale, organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm dhe për krim të organizuar, përcjell albifo.ch.
Gjatë këtij viti Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar, ka shkatërruar nëntë grupe kriminale të përfshira në krim të organizuar, kurse ka arrestuar rreth 70 persona të dyshuar dhe përfshirë në krim të organizuar, pa i futur këtu arrestimet për krime ekonomike.
Luftë kundër këtij fenomeni vazhdimisht kanë kërkuar përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe ekspertë për çështje ekonomike.
Sipas të dhënave zyrtare, në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, janë të regjistruara afër 150 mijë biznese, kurse Administrata Tatimore e Kosovës ka fiskalizuar mbi 29 mijë biznese, me mbi 32 mijë pajisje elektronike fiskale.
Në anën tjetër, betejën e pakompromis ndaj këtyre dukurive disa herë e kanë e paralajmëruar zyrtarë qeveritarë. Edhe pse vetë kanë deklaruar se si pasojë e ekonomisë joligjore, deri në 500 milionë euro nuk arkëtohen gjatë vitit në arkën e shtetit.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar












