Tematike
Luljeta nga Zvicra dëshiron të ndihmojë Amserën
Ka mbi dhjetë ditë që kontoja për Anserën është e hapur në Bankën Kantonale të Thurgaut
Luljeta Bislimi, një vajzë 21 vjeçare nga Kreuzlingeni (Thurgau) ka marrë një nismë interesante: të ndihmojë Amserën, vogëlushen e shpëtuar nga orteku në Restelicë. “Kur dëgjova për tragjedinë menjëherë mendova se si mund t`i ndihmohej kësaj vajze”. Ajo mori informata të mëtutjeshme, mori edhe këshilla nga shoqata Shqipëri-Zvicër, nga babai dhe nga rrethi i saj. Kështu, Luljeta tashmë kishte mbështetjen e mjaftueshme dhe konfirmimin.
“Fillimisht ndjehesha e pasigurt nëse do të merrem seriozisht nga njerëzit”, thotë ajo. Por, tashmë ka mbi dhjetë ditë që kontoja për Anserën është e hapur në Bankën Kantonale të Thurgaut, te e cila Luljeta ka gjetur përkrahje për synimin e saj.
Luljeta ka ardhur në Zvicër me familjen kur ka pasur katër vjet. Ajo i njeh rrethanat e atjeshme nga vizitat dhe nga rrëfimet, shkruan Thurgauer Zeitung . “Mbretërojnë kushte të rënda, ka shumë korrupsion, nuk ka sisteme të sigurisë sociale, shanset për arsim janë të këqija dhe për shumë njerëz edhe nevojat elementare paraqesin luks”. Për këtë arsye është me rëndësi që të vlerësohen gjërat dhe të ndahen me të tjerët.
Ajo planifikon që kontoja të qëndrojë e hapur deri në mesin e prillit. Kushdo që dëshiron të ndihmojë, mund të drejtohen në e-mailin [email protected] për të kërkuar një fletëpagesë. Informata për këtë nismë mund të gjenden edhe në grupin e facebook “Amsera- Be Part of It”. Luljeta shpreson që me angazhimin e saj të ndihmojë sadopak.
Për të qenë e sigurt se paratë do të shkojnë në vendin e duhur ajo planifikon që në një të ardhme të afërt të shkojë personalisht në Restelicë dhe t`i dorëzojë të hollat atje.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
A është skijimi tani shumë ekskluziv? A është skijimi tani një sport ekskluziv? Një studim i ri federal konfirmon atë që shumë... -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit










