E-Diaspora
Lulzim Veliu largohet nga Bashkësia Shqiptare në Gjermani
Veliu ka thënë se disa individë po mundohen ta kthejnë në instrument në dorë të forcave të ndryshme politike dhe grupeve të ndryshme të interesit këtë shoqatë
Kryetari i Bashkësisë Shqiptare në Gjermani, Lulzim Veliu, përmes rrjetit social Facebook ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e tij si kryetar i kësaj shoqate. Veliu ka thënë se nuk e kishte menduar që do të tërhiqet kaq shpejt dhe në këtë mënyrë nga kjo iniciativë, të cilën thotë se e ka iniciuar para më shume se tre vjetëve.
“Si individ, por edhe si shoqatë investuam aq shumë kohë dhe mund që të funksionojë, me të vetmin qëllim që shqiptaret të mund të përfaqësohen më mirë dhe më drejt si para opinionit gjerman, por edhe para shteteve nga vijnë shqiptarët. Të gjitha këto mendova se i materializuam në dokumentet e ndryshme të BSHGJ-së dhe statutit të saj, i cili orienton për ruajtjen e pavarësisë së shoqatës nga çdo ndikim politik dhe grup interesi. Mirëpo, pikërisht parimet e dokumenteve kryesore të BSHGJ-së dhe statuti i saj, që në fillimet e para, ka tendenca të bastardohen dhe të përdhosen nga disa individë në Kryesinë e Bashkësisë”, ka shkruar ai.
Veliu ka thënë se disa individë po mundohen ta kthejnë në instrument në dorë të forcave të ndryshme politike dhe grupeve të ndryshme të interesit këtë shoqatë.
E-Diaspora
-
Votimi i diasporës deri në ora 13:00: Votuan mbi 7 mijë votues Nga 19,187 votues të regjistruar kanë votuar 36.89% apo 7.079 votues... -
Foto: Votimi në Konsullatën e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë -
42 % e votuesve kanë votuar deri në orën 13:00 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih -
Sa kanë votuar në Zvicër deri në ora 09:00 -
Votimi në diasporë: Deri në ora 09:00 votuan 1 mijë e 659 votues
Jeta në Zvicër
-
Një periudhë Krishtlindjesh “veçanërisht pozitive” për Migrosin Siç raportoi gjigandi i shitjes me pakicë në një njoftim për shtyp, kërkesa për produktet e... -
Zvicra ofron udhëtime luksoze me tren për festën e Vitit të Ri -
Mot i paqëndrueshëm në Alpet zvicerane, autoritetet paralajmërojnë për rrezik ortekësh -
Shefi i ushtrisë: Zvicra nuk është e përgatitur për t’u mbrojtur nga një sulm i madh -
Trafik i rënduar në Tunelin e Gotthardit në fund të pushimeve të fundvitit














