Kosova
Lumir Abdixhiku: LDK-ja nuk mbështet propozimet e VV-së për president
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mohuar se janë diskutuar emra konkretë për president, duke theksuar se bisedimet me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, kanë qenë të kufizuara vetëm në parime dhe në dy propozimet aktuale të Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas tij, vetëm pasi të ketë një marrëveshje politike për mënyrën se si duhet të duket figura e presidentit, mund të flitet për emra konkretë. Sipas tij, Kosova ka nevojë për një president që bashkon skenën politike dhe që përfaqëson vendin në arenën ndërkombëtare.
“Pozicioni i LDK-së është që nuk mund të mbështesim dy kandidaturat aktuale, kaq. Tani po pres të dëgjoj se çfarë ka për të thënë partia që i ka 58 deputetë, të na tregojë se çfarë është pozicioni i tyre. Besoj që Presidenti i Kosovës duhet të jetë një figurë unifikuese, një figurë që bën mirë politikën e jashtme, që i hap Kosovës dyert në tavolinat kryesore botërore. Besoj që Vjosa Osmani ka qenë një kandidate e shkëlqyeshme për këtë punë”, ka deklaruar ai, transmeton albinfo.ch.
Tutje, ai bëri të ditur se LDK-ja nuk është e gatshme të mbështesë një skenar ku të gjitha pozitat kryesore shtetërore do t’i takonin një partie të vetme. Ai la të kuptohet se gjatë javës së ardhshme mund të ketë takime të reja, por nuk dha sinjale se është afër ndonjë marrëveshje.
“Kam dëgjuar shumë spekulime dje. Ato janë vetëm spekulime, nuk janë të vërteta. Ne nuk kemi folur për emra, aq më pak për emrin tim. Pra, kemi folur për dy propozimet aktuale që janë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe dje në mëngjes i kam kthyer përgjigje që LDK-ja nuk mund të mbështesë një skenar në të cilin të tri kandidaturat, të tri pozicionet shtetërore, i takojnë një partie politike”, deklaroi ai.
Ndër të tjera, Abdixhiku shtoi se fokusi i tij personal nuk është marrja e një posti shtetëror, por bashkimi i spektrit të djathtë brenda LDK-së teksa bëri të ditur se ka nisur kontakte edhe me liderët e tjerë opozitarë. Ai konfirmoi se është takuar me Bedri Hamzën për të diskutuar pozicionin e PDK-së, ndërsa tha se Ramush Haradinaj ka refuzuar takimin.
“Po, jam takuar me zotin Hamza. Kam zhvilluar diskutime për të parë pozicionin e tyre. Zoti Haradinaj e ka pasur refuzim takimi. Me thënë të drejtën është qërim i tyre që s’duan të takohen, po mos të ankohen më pas, sepse takimi është parakusht i diskutimeve normale njerëzore”, u shpreh ai.
Sa i përket mundësisë që ai vetë të kandidojë për president, Abdixhiku e përjashtoi kategorikisht një gjë të tillë në këtë fazë, pasi tha se posti i presidentit duhet të jetë rezultat i një marrëveshjeje të gjerë politike dhe jo i ambicieve individuale.
“Jo, s’ka gjasa të vetëpropozohem sepse çështja e presidentit është çështje konsensuale. Pra duhet të flasim për parime njëherë. Mos e ngatërroni, nuk po flasim për akomodim individual në këtë fazë, aq më pak për një pozicion kaq të rëndësishëm shtetëror”, deklaroi Abdixhiku.
Tutje, ai njoftoi se LDK-ja nuk ka diskutuar ende për emra konkretë, madje as për kandidatë që mund të pranoheshin nga partitë e tjera pasi sipas tij, problemi kryesor nuk është mungesa e emrave, por mungesa e votave të nevojshme për ta bërë një kandidat të pranueshëm.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Düsseldorf organizon mbrëmje letrare me autoren Jehona Kicaj U prezantua romani debutues “ë”, i cili është përfshirë në listën e ngushtë të “Deutscher Buchpreis... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova -
Mehas Alija: “I marrim seriozisht këto shqetësime, janë pjesë e debatit demokratik” -
Francë
Në Francë mbahet edicioni i tretë i Ekselencës Sipërmarrëse të Diasporës Frankofone -
Teatri “Mërgimtari” nga Kroacia sjell në Shqipëri shfaqjen “Kukulla”
Jeta në Zvicër
-
Kuvendi Shqiptar në Zvicër reagon për kërkesat e studentëve shqiptarë në Shkup Kuvendi Shqiptar në Zvicër ka dalë me reagim për kërkesat e studentëve shqiptarë në Shkup, për... -
Zjarri përfshin zhveshtoren e FC Basel, shtyhet ndeshja me Thun -
Mehas Alija: “I marrim seriozisht këto shqetësime, janë pjesë e debatit demokratik” -
Në Zvicër mbi 300 mijë të moshuar përballen me dhunë -
Gjeneva, një nga qendrat botërore të industrisë së aromave dhe shijeve














