Lajme
Lunaçek: Kosovarët nuk duhet të mbeten të izoluar
Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunaçek pohon se izolimi i kosovarëve do të ishte katastrofë
Ulrike Lunaçek, zëdhënëse për politikë të jashtme e fraksionit të të gjelbërve dhe raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, deklaron se “vajtja e Komisares së BE-së Malmström në Prishtinë dhe hapja e dialogut me Kosovën për heqjen e vizave, sjell një hov të ri në procesin e afrimit me BE-në të të gjitha vendeve te Ballkanit Perëndimor.
Fillimi i dialogut për heqjen e vizave me Kosovën është shenjë e stabilizimit dhe normalizimit të rajonit. Përveç kësaj futet në proces përfundimi i politikës së përjashtimit kundrejt Kosovës, sepse të gjithë qytetarët e tjerë të Ballkanit perëndimor mund të lëvizin të lirë në BE, prej fundit të vitit 2010. Ulrike Lunaçek, së shpejti do të prezantohet edhe Road-Map.
Pas vizitës së Malmström-it në Kosovë, Komisioni duhet të prezantojë një Road- Map për liberalizimin e vizave. Qeveria e Prishtinës duhet të zbatojë me përkushtimin e nevojshëm, detyrat në rrugën drejt heqjes së detyrimeve të vizave, duke përfshirë edhe shoqërinë civile të vendit.
Brukselit dhe Prishtinës i kërkohet që të nxjerrin nga izolimi i pamerituar qytetarët kosovarë. Izolimi është për popullsinë kosovare, dy të tretat e të cilës janë nën 25 vjeçarë, një katastrofë. Ai përbën një problem edhe për besueshmërinë e BE-së. Liria e lëvizjes, një nga shtyllat themelore të mendimit evropian, nuk duhet tu mohohet ende njerëzve në Kosovë. /Albinfo.ch& DW/
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë Në kantonet Vaud dhe Gjenevë, njerëzit me sigurim shtesë gjysmë-privat dhe privat vazhdojnë të kenë vështirësi... -
Kush janë super të pasurit në Zvicër? -
Rrugët më të sigurta në Gjenevë -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla











