Muzikë
Luzhnica: Anulimi i ‘Alba Festival’, joprofesional dhe diskriminues
Deputeti shqiptar i kantonit të Cyrihut, Reis Luzhnica ka reaguar pas vendimit tê autoriteteve kantonale për të anuluar eventin më të madh shqiptar nën qiell të hapur “Alba Fest”, i planifikuar të mbahej në Cyrih më 4 dhe 5 shtator.

Politikani shqiptaro-zviceran, Reis Luzhnica në reagimin e tij shkruan se rregullat në Alba Festival ishin në përputhje me masat e qeverisë dhe se hyrja në këtë festival ishte e mundur vetëm me certifikatë, i vaksinuar, test PCR- negativ ose i shëruar, raporton Albinfo.ch.
“Qeveria kantonale në nguti e ndaloi festivalin, me një arsye jo profesionale dhe diskriminuese. Rregullat janë për të gjithë njësoj dhe duhet tê vlejnë për të gjithë e jo vetëm për një komunitet. Kantoni nuk ka statistika në bazë të kombësisë, kështu që argumenti kryesor për ndalimin e festivalit nuk qëndron”, ka shkruar Luzhnica, përcjell Albinfo.ch.
Në arsyetimin e saj, Qeveria kantonale e Cyrihut tha se një ngjarje e madhe si Festivali Alba shkakton stres shtesë në spitale, transmeton Albinfo.ch.
E lidhur me këtë vendim kanë reaguar edhe organizatorët të cilët janë shprehur të befasuar dhe trishtuar.
E-Diaspora
-
Përleshje mes dy grupeve shqiptarë e serbë në Linz të Austrisë Arsyet e përleshjes mes dy grupeve ende nuk dihen...
-
Në Zvicër do të ketë vetëm një Rrjet dhe të bashkuar të bizneseve shqiptare
-
Autorja shqiptare Jetlira Avdiaj pas promovimit të librit të saj i dhuron ato për bibliotekën në Cyrih
-
Donis Avdijaj po shkëlqen në Bundesligën austriake
-
Pse qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë nuk lejohen të blejnë armë në Zvicër?
Jeta në Zvicër
-
Pranvera e vitit 2023 ishte 1,5 °C më e nxehtë se norma në Zvicër Ndërsa shumë zviceranë mund ta kujtojnë këtë pranverë për motin e saj të zymtë dhe të...
-
Këshilli Federal po përgatitet për një Zvicër me 10 milionë banorë
-
Në Zvicër do të ketë vetëm një Rrjet dhe të bashkuar të bizneseve shqiptare
-
Vazhdon rritja e vendeve të punës në Zvicër
-
Gjysma e popullsisë zvicerane nuk ka gjasa të udhëtojë jashtë vendit këtë verë