Lajme
LVV tregon gjashtë operacionet e suksesshme ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit
Lëvizja Vetëvendosje ka numëruar gjashtë aksionet e suksesshme të institucioneve të vendit ndaj korrupsionit dhe veprimtarive të tjera të paligjshme.
Partia në pushtet LVV, duke listuar aksionet e ndërmarra nga institucionet shtetërore, thotë se aksionet që u ndërmorën javën që shkoi treguan që krimi dhe korrupsioni po ndiqen si asnjëherë më parë.
Në mesin e aksioneve të suksesshme LVV ka përmendur arrestimin e 48 zyrtarëve policorë për korrupsion. Konfiskimin e 36 mijë kg mish me afat të skaduar. Mbylljen e 13 qendrave të masazhit. Vazhdimin e aksionit “Brezovica” dhe mbylljen e objektit të Komunës paralele në Shtërpcë. Aksioni për shmangie të tatimeve nga pompat e derivateve.
“Vendosja e ligjshmërisë është kyçe për shtetndërtimin dhe demokracinë në vend”, thuhet në një postim të LVV në Facebook.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale Diskutimet u fokusuan në nevojën për një qasje më të strukturuar dhe të qëndrueshme, e cila... -
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten Çmimet për apartamentet dhe shtëpitë me një familje në Zvicër vazhduan të rriteshin në një nivel... -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër














