Lajme
Macja që shkaktoi dëme në vlerë 350 mijë euro
Një mace ka përmbytur Bashkinë e Dokumit në Holandë, duke shkaktuar dëme prej 325 000 eurosh, sipas administratës së qytetit.
”Macja u zbulua në bashkinë e qytetit gjatë punimeve të ndërtimit në maj të vitit të kaluar”, raportoi transmetuesi ”Omrop Fryslan”.
Duke qenë se nuk ishte e mundur të kapej, ndërtesa në rajonin e Frisias u mbyll përkohësisht.
Më pas, me sa duket, macja hapi një rubinet, gjë që shkaktoi rrjedhjen e ujit, pa u vënë re, në mobilie dhe mure dhe gjithashtu përmes dyshemeve në bodrum.
Dëmi ishte aq i madh sa disa punonjës u detyruan të punonin përkohësisht në një ndërtesë tjetër.
Disa nga muret dhe dyshemetë duhej të ndërroheshin.
Në mbledhjen e Këshillit të qytetit, të enjten në mbrëmje, këshilltari Bert Koonstra prezantoi faturën përfundimtare prej gati 325 000 eurosh.
“Sigurimi do të paguajë për dëmin. Tani mund ta mbyllim këtë skedar për këtë mace”, theksoi ai.
Nuk ishte e mundur të vërtetohej pa dyshim se macja ishte në të vërtetë përgjegjëse për rubinetin e hapur, pasi askush nuk ishte dëshmitar i kafshës duke e bërë këtë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë Rritja fillestare e disponueshmërisë së produkteve vegane dhe vegjetariane në supermarketet zvicerane po qetësohet. Migros ka... -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut











