Fun
Macja shkakton dëme mbi 300 mijë euro!
Dëmi ishte aq i madh sa disa punonjës u detyruan të punonin përkohësisht në një ndërtesë tjetër
Një mace ka përmbytur bashkinë e Dokumit në Holandë duke shkaktuar dëme prej 325 000 eurosh, sipas administratës së qytetit.
“Macja u zbulua në bashkinë e qytetit gjatë punimeve të ndërtimit në maj të vitit të kaluar”, raportoi transmetuesi “Omrop Fryslan”.
Duke qenë se nuk ishte e mundur të kapej, ndërtesa në rajonin e Frisias u mbyll përkohësisht, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
Më pas, me sa duket, macja hapi një rubinet, gjë që shkaktoi rrjedhjen e ujit, pa u vënë re, në mobilie dhe mure dhe gjithashtu përmes dyshemeve në bodrum.
Dëmi ishte aq i madh sa disa punonjës u detyruan të punonin përkohësisht në një ndërtesë tjetër.
Disa nga muret dhe dyshemetë duhej të ndërroheshin.
Në mbledhjen e këshillit të qytetit, të enjten në mbrëmje, këshilltari Bert Koonstra prezantoi faturën përfundimtare prej gati 325 000 eurosh.
“Sigurimi do të paguajë për dëmin. Tani mund ta mbyllim këtë skedar për këtë mace”, theksoi ai.
Nuk ishte e mundur të vërtetohej pa dyshim se macja ishte në të vërtetë përgjegjëse për rubinetin e hapur, pasi askush nuk ishte dëshmitar i kafshës duke e bërë këtë.
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih Ndryshimi më i madh në historinë e transportit publik të qytetit të Cyrihut nuk ka shkaktuar... -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël











