Lajme
Macron: Evropa duhet të kufizojë varësinë nga SHBA-ja për sigurinë
Presidenti francez, Emanuel Makron, ka deklaruar se vendet evropiane duhet të jenë më vendimtare në aleancën e NATO-s dhe të reduktojnë “mbështetjen e tyre në SHBA-në”.
Duke folur me gazetarët në bordin e avionit presidencial francez në kthimin e tij nga samiti ndërkombëtar në Aman të Jordanisë, siç raporton ‘Wall Street Journal’, presidenti Macron tha se “ai nuk e sheh përpjekjen e tij për të zhvilluar mbrojtjen evropiane si një alternativë ndaj NATO-s”.
Sipas të përditshmes, Makron tha se një Evropë më e fortë do të mundësonte që kontinenti të bëhet më autonom brenda aleancës ushtarake, duke vepruar “brenda NATO-s, me NATO-n, por gjithashtu duke mos u varur nga NATO-ja”.
“Një aleancë nuk është diçka nga e cila unë duhet të mbështetem. Është diçka që duhet të zgjedh, diçka me të cilën punoj. Ne duhet të rimendojmë autonominë tonë strategjike. Evropa duhet të fitojë më shumë autonomi mbi teknologjinë dhe aftësinë e mbrojtjes, duke përfshirë edhe nga SHBA-ja”, tha Makron.
Komentet e tij vijnë pas takimit në Washington të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, adresimit të tij në Kongresin Amerikan, si dhe falënderimit të tij për ofrimin e ndihmës financiare për vendin e tij, duke i quajtur paratë e tyre “jo bamirësi”, por “investim”. Më herët, Biden njoftoi një paketë të ndihmës ushtarake prej 1,85 miliardë dollarësh për Ukrainën. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Samiti IV-të i Diasporës Shqiptare në Tiranë, 14–15 prill 2026 Rreth 2.26 milionë shqiptarë jetojnë aktualisht jashtë vendit të lindjes, duke përbërë një prani të konsoliduar... -
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri -
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf”
Jeta në Zvicër
-
Trump kritikon sërish Zvicrën Trump rikthen kritikat ndaj Zvicrës dhe përmend deficitin tregtar... -
Ushtria Zvicerane ndalon përkohësisht 238 tanke për shkak të defekteve teknike -
Zviceranët blejnë gjithnjë e më shumë jashtë vendit, pavarësisht masave qeveritare -
Frangu zviceran thyen rekorde të reja ndaj euros dhe dollarit -
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë?












