Kosova
Macroni uron që javët e ardhshme të rifillojë dialogu Kosovë – Serbi
Macron nga Tirana uron që dialogu Kosovë-Serbi të rifillojë javët e ardhshme
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është shprehur optimist që javët e ardhshme të rifillojë dialogu me Kosovën dhe Serbinë, përcjell albinfo.ch.
Macron në konferencë për media në Tiranë është pyetur nëse mendon se Bashkimi Evropian po e humb kredibilitetin në dialog.
Atij iu përmendën deklarat e djeshme të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, që foli për mosbalancimin e BE-së në dialog dhe se po penalizohet pala që zbaton rendin kushtetues.
“Udhërrëfyesi është shumë i qartë dhe kemi kaluar shumë kohë me dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës. Është legjitime që BE-ja të kërkojë që të ketë avancime konkrete në çështjet politike mbi zgjedhjet e komunave që nuk ishin të kënaqshme, mbi çështjet e sigurisë. Kjo është e njohur nuk ka asgjë të re”, tha Macron, që u paraqit së bashku në konferencë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. “Mendoj se kjo nevojë urgjente nuk është humbje besueshmërie. Duhet të dalin nga kjo përballje që bllokon situatën. Uroj që javët e ardhshme të rifillojmë dialogu edhe me Prishtinën edhe me Beogradin, sepse secili vend është përballur me vështirësi politike sociale. Kërkesat janë legjitime dhe nuk duhet të lënë të vendoset një dialog i tërthortë, pasi nuk është mënyra e duhur për të avancuar”.
BE-ja të premten kritikoi veprimet e fundit të Policisë së Kosovës në veri.
Bashkimi Evropian ka thënë se veprimet e fundit të autoriteteve të Kosovës në veri, me mbylljen e objekteve të cilat shfrytëzoheshin për shërbime nga sistemi i Serbisë, janë rrezik për përshkallëzim të situatës.
Ditëve të fundit, autoritetet e Kosovës kanë marrë nën kontroll disa objekte, të cilat shfrytëzoheshin në kuadër të sistemit të Serbisë. Janë marrë nën kontroll një ndërtesë që përdoret nga Shërbimi Nacional për Punësim, ambientete e Ndërmarrjes Publike Komunale “Ujësjellësi Ibër”, palestrës sportive, muzeut të qytetit dhe disa institucioneve të tjera.
“Operacionet, inspektimet dhe mbylljet e fundit të policisë në Kosovë rrezikojnë të përkeqësojnë tensionet dhe të ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të komuniteteve lokale, si dhe të minojnë imazhin ndërkombëtar të Kosovës”, thuhet në reagim, në të cilin në veçanti është përmendur shqetësimi për operacionet ndaj “Ujësjellësit Ibër” në Mitrovicën e Veriut dhe për mbylljen e fabrikës në Zubin-Potok.
“Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara minojnë përpjekjet për ndërtimin e besimit midis komuniteteve. Ne i bëjmë thirrje kryeministrit në largim Kurti dhe autoriteteve në Kosovë t’i ndalin këto mbyllje, të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin masat përshkallëzuese”, thuhet më tej në reagim.
BE-ja në reagim ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen me konstruktivitet në implementim të marrëveshjes për normalizim dhe implementim të aneksit, si dhe të marrëveshjeve të tjera “pa vonesa dhe pa parakushte”. Këtu ka përmendur edhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
E-Diaspora
-
Itali
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar Shqiptar 42-vjeçar riarrestohet në Itali për shkelje të urdhrit të dëbimit... -
Luan Durmishi në garë për të përfaqësuar San Marinon në Eurovision 2026 -
Kurti nga Davosi në mesin e kompanive kosovare në Swissbau në Bazel -
“House of Kosova”: Një zë nga Kosova në Davos të Zvicrës -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë
Jeta në Zvicër
-
Tren përplaset me një veturë në Winterthur Treni godet një veturë të zbrazët në Winterthur... -
Kurti nga Davosi në mesin e kompanive kosovare në Swissbau në Bazel -
Komiteti do të propozojë ndalimin e piroteknikës në hapësirat publike -
Pronari i barit do të lirohet nga paraburgimi me 200.000 franga garanci -
Crans Montana: Vajza italiane zgjohet pas 22 ditësh në gjendje kome











