Bota
Mafia italiane “prodhon” 16 miliardë euro në vit
Vetëm nga tregtia e drogës janë gjeneruar afër dymbëdhjetë miliardë euro. Pjesa jetër, kryesisht me prostitucion
Organizatat kriminale mafioze italiane si “N`Drangheta” dhe “Cosa Nostra”, gjatë vitit 2015 kanë gjeneruar afër 16 miliardë euro. Kjo shifër është publikuar sot nga Zyra Italiane për Statistika dhe e kanë transmetuar mediet botërore.
Këto para janë krijuar në radhë të parë nga tregtia me drogë dhe nga prostitucioni. Vetëm nga tregtia e drogës janë gjeneruar afër dymbëdhjetë miliardë euro.
Ndërkaq, ekonomia informale ose “në të zezë” në përgjithësi llogaritet të ketë gjeneruar rreth 190 miliardë euro. Kjo shumë përbën 12.6 për qind të gjithë brutoproduktit nacional të Italisë. Në këtë kategori hyjnë evazioni fiskal (bishtnimi i tatimeve) dhe puna në të zezë.
Përkundër konjunkturës së përmirësuar, në Itali punojnë në të zezë plotësisht ose pjesërisht rretzh 3.7 milionë veta. Në bujqësi kjo është më e shprehur se në degët tjera ekonomike, pasi që 47.6 për qind të të gjithë të punësuarve në këtë degë, punojnë pa letra.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve Me 108 vota pro dhe 63 kundër, këshilli kantonal i Cyrihut miratoi një kundërpropozim për një... -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide










