Mafiozët e “Ndrangheta”-s gjithnjë më të shumtë në Zvicër

Sa më shumë që i bëhet presion Ndrangheta-s në Itali, aq më shumë mafiozë arratisen jashtë vendit

Rreth dhjetë celula të mafisë kalabreze “Ndrangheta” janë vendosur në territorin e Zvicrës. Kështu ka deklaruar prokurori kryesor kalabrez i angazhuar kundër mafisë, Nicola Gratteri në emisionin ”Rundschau” të televizionit publik të Zvicrës.

“Sa më shumë që i bëjmë ne presion Ndrangheta-s në Itali, aq më shumë mafiozë arratisen jashtë vendit, nga frika e arrestimit. Në këtë kuptim shtohet edhe rrjedhja e parave në Zvicër, nga aktivitetet ilegale”, ka thënë Gratteri.

Edhe në raportin vjetor për vitin 2010 të Byrosë Fwederale për Polici Fedpol qe bërë një konstatim i tillë. “Konkretisht organizata mafioze “Ndrangheta” nga Kalabria ka fituar peshë në Zvicër”, thuhej në këtë raport.