Sporte Luftarake
Majlinda dhe Krasniqi të argjentë, Gjakova medaljen e artë
Nora Gjakova me plot meritë fitoi vendin e parë, kurse dy garueset tjera Distria Krasniqi e Majlinda Kelmendin morën të argjendtën. Kelmendi ishte e pafat, pasi në çerekfinale lëndoi hundët dhe i kushtoi gjatë finales - ku kishte gjakderdhje të madhe.
Xhudoja është sporti më i suksesshëm në Kosovë dhe këtë e tregon edhe suksesi i fundit në Abu Dhabi, ku garuesit kosovarë fituan tre medalja.
Nora Gjakova me plot meritë fitoi vendin e parë, kurse dy garueset tjera Distria Krasniqi e Majlinda Kelmendin morën të argjendtën. Kelmendi ishte e pafat, pasi në çerekfinale lëndoi hundët dhe i kushtoi gjatë finales – ku kishte gjakderdhje të madhe.
“Tri medalje, një e artë e dy të argjendta. Nora sot ishte e paparë. Majlinda u rikthye fuqishëm. U lëndua në luftën çerekfinale dhe në finale gjakderdhja e tepërt detyroi mjekun ta ndërpresë luftën, vendim të cilin e përkraha edhe unë. Lëndimi s’është serioz përveç gjakderdhjes që s’lejoi të vazhdohet finalja. Distria sot ishte si në ditët e saja më të mira”, ka shkruar trajneri Driton Kukan në rrjetet sociale.
“Akili nesër garon dhe shpresojmë në performancë të mirë. Nora një mijë pikë, kurse Majlinda e Distria nga 700 pikë olimpike”, ka shkruar më tej Kuka.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave













